Kosova përfiton 360 mijë vaksina anti-Covid falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim te njerëzit.

Këtë javë, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”. Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji. Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021.
Në zhvillim e sipër janë edhe dhjetëra vaksina të tjera kundër koronavirusit. Kosova ka konfirmuar në total 26,888 raste me koronavirus dhe aktualisht ka 9,418 raste aktive./ REL
Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Lajme të tjera

Web TV