Kupa e Shqipërisë luan 6 ndeshjet e para të turit të 16-shes, ka të papritura të mëdha

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Janë luajtur të enjten 6 ndeshje të turit të 16-shes, përveç Tiranës, eliminohet edhe Bylisi. Kanë dhuruar të papritura, por edhe kanë patur pasoja 6 takimet e para të turit të 16-shes të Kupa e Shqipërisë, teksa kampionia në fuqi dhe finalistja e mundur e sezonit të shkuar, Tirana, është eliminuar nga kjo veprimtari. Ky eliminim ka çuar edhe në shkarkimin e trajnerit bardheblu, Emanuel Egbo.

Ndërkaq, një tjetër eliminim i papritur i një skuadre të Kategorisë Superiore përballë një kundërshtareje të Kategorisë së Parë, ishte edhe ai Bylisit përballë Dinamos. Ballshiotët, gjysmëfinalistë të mundur sezonin e shkuar në Kupë, janë eliminuar përballë bluve kryeqytetas në kohët shtesë, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Në takimet e tjera të luajtura të enjten, Teuta ka shpartalluar Durrës 5-0 Kastriotin, në duelin e parë midis dy ekipeve të Superiore.

Ndërsa në duelin tjetër, Apolonia është mundur me një gol të vetëm përballë Partizanit, që vijon kështu më tej betejën në Kupë. Në dy duelet e tjera të së enjtes që vunë përballë ekipet e Superiores me ato të Kategorisë së Parë, Besa është mundur 1-2 nga Kukësi, në një takim ku kavajasit e mbyllën në epërsi minimale, por verilindorët, të cilët nuk e kishin në stol trajnerin Skënder Gega, për shkak të infektimit me “Covid-19”, përmbysën gjithçka me dy gola në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Pogradeci është mundur 0-3 në Korçë në derbin e prefekturës me Skënderbeun. Dy përballjet e tjera midis skuadrave të dy niveleve të sipërme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Vllaznia-Elbasani dhe Laçi-Egnatia e Rrogozhinës, luhen përkatësisht të premten dhe të shtunën, duke nisur nga ora 13:30. Në përfundim të këtyre takimeve do të njihen edhe 8 skuadrat çerekfinaliste që do të vijojnë më tej betejën për trofeun e dytë të futbollit shqiptar.

Lexo edhe :  Danimarka shokon Anglinë me një supergol të Damsgard, Anglia barazon 9 minuta më vonë me një autogol të Kjaer (Video)

Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes:

Të enjten, 12 nëntor 2020:
(13:30) Tirana 0-1 Korabi Peshkopi
(13:30) Teuta 5-0 Kastrioti Krujë
(13:30) Bylis 1-2 Dinamo
(13:30) Kukësi 2-1 Besa Kavajë
(13:30) Skënderbeu 3-0 Pogradeci
(13:30) Partizani 1-0 Apolonia

Të premten, 13 nëntor 2020:
(13:30) Vllaznia – Elbasani

Të shtunën, 14 nëntor 2020:
(13:30) Laçi – Egnatia Rrogozhinë

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

Dërgoi kallëzimin për uniformat e policisë/ Halit Valteri reagon për operacionin e SPAK: Një nga këto te 5-ta e ka…

Deputeti Halit Valteri ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9...

14-vjeçari tmerron banorët e Kurbinit, nxjerr kallashin dhe qëllon me breshëri

Një 14-vjeçar në Kurbin ka qëlluar në ajër breshëri automatiku, duke terrorizuar banorët. Ishin këta të fundit të cilët njoftuan policinë dhe i mituri...

Tronditet Anglia, humb yllin e kombëtares para finales së “Euro 2020”

Phil Foden detyrohet ta humbasë finalen e “Euro 2020” midis Anglisë dhe Italisë, e planifikuar për nesër në mbrëmje, prej orës 21:00 në “Wembley”. Një...

Tirana para viteve ’90

https://www.youtube.com/watch?v=VBKs6G6uVII&ab_channel=FJALAWEB

E rëndë në Kavajë! 30-vjeçari përdhunon një femër dy vite më të madhe

Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar. Kjo pasi dyshohet se 30-vjeçari me inciale SH.B ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë...

Lajme të tjera

Web TV