Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj po zhvillon sot një interpelancë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.
Gjatë fjalës së tij Cakaj ka thënë se është shtuar informimi për shqiptarët që jetojnë atje. Ndërkaq ka shtuar se janë lehtësuar procedurat për aplikim të mjetit të identifikimit.
“Janë lehtësuar procedurat për aplikim për mjet identifikimi. Kem shtuar informimin nëpërmjet platformës ambasada ime. Përpjekja jonë pë të digjitalizuar të gjithë shërbimet kosullore është e vazhdueshme.
Situata në greqi e rënduar, kemi marrë masa insitucioanle për shqiptarët në Greqi. Në Rodos dhe Kretë kanë shkuar skuadra për të marrë mjete identifikimi duke pasur parasysh situatën e pandemisë”, tha Cakaj./Bl.Ba/Fjala.al