Rama: Franca, Anglia dhe Turqia s’kanë më shumë se ne kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri sistemi shëndetësor nuk ka më pak se Italia, Anglia apo Turqia pavarësisht se shumë qytetarë zgjedhin të kurohen në jashtë vendit.

Ai deklaroi se nëse COVID do na kishte zënë me spitalet e Saliut dhe ndërmarrjet e Ilirit do ishim turpëruar me të gjithë botën.

Ata që pyesin për çfarë duhet një mandat i tretë nuk kanë nevojë ta ngrenë këtë pyetje nëse duan vërtetë përgjigje. Përgjigja është te çdo krahasim me 7 vite më parë në çdo fushë. Kush do të shikojë e shikon çfarë ndryshimi ka ndodhur por të gjithë kanë mundësi të shohim qartë. Shqipëria që duam nuk është kjo që kemi. Në këtë pikë unë bie dakord për ata që e duan Shqipërinë më të mirë. Mund të them unë edhe më shumë. Jemi në kushtet kur duhet të bëjmë një zgjedhje konkrete.

Shqipëria nuk kemi nuk krahasohet me atë që kishim. Nëse nuk do ishte PS, Shqipëria sot do ishte bërë gazi i botës nëse COVID do e kishte gjetur me spitalet e Saliut dhe ndërmarrjet e Ilirit. Shkojnë njerëzit në Turqi por asgjë mangut nuk ka këtu në këtë betejë. As Franca as Anglia, as Turqia nuk kanë më shumë se ne. Në të gjitha pikëpamjet. Mjekët tanë nuk janë më pak profesionistë.

Nxirrni dy fjalë të këqija për mua por vetëm për mjekët jo. Kur ne shkojmë në shtëpi dhe vazhdojmë jetën tanë, ata e kalojnë çdo ditë të punës së tyre të veshur me ato rroba dhe me një stres të jashtëzakonshëm dhe askush nuk ka thënë se deri këtu isha dhe do të dorëzohem . Çdo prind sot që ka një fëmijë në shkollë duhet ta dijë se këtu punë o e mbarojmë ne o të tjerët e kthejnë së prapthi prapë.

I them sot që patjetër shkolla ka ende shumë por fëmijët nuk janë më pengje të teksteve dhe mësuesve që kishin përpara. Nesër mund të vijnë prapë kohërat e tmerrshme kur iu flaknin pa ju pyetur fare. Po kështu infermierëve, mjekëve dhe të gjithë të tjerëve deri te këta që punojnë tokën. E dinë mirë këta se çfarë hiqnin kur skemat e mbështetjes i bënte partia. Sot ka arritur aty ku as nuk e ka ëndërruar”, tha Rama.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV