Avni Ponari dhuron super aparaturën për spitalin COVID 2, një radiografi moderne pa ngarkesa radioaktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronari i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari ka dhuruar një apparat radiografik modern për spitalin COVID 2 në ndihmë të betejës së bluzave të bardha me armikun e padukshëm.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Ponari ka bërë me dije lajmin, ndërsa përshkruan edhe risitë e kësaj aparature të dhuruar.

Ai shpjegon se një ndër fasilitetet që kjo aparaturë krijon për pacientët është fakti që ajo mund të shkojë te pacienti dhe jo e kundërta.

E dorëzova në spitalin e sanatoriumit këtë apparat radiografik, i cili është prodhim i fundit dhe një pajisje shumë moderne pa ngarkesa radioaktive për përdoruesin dhe pacientin”, shkruan Ponari.

Sipas tij, e veçanta e kësaj pajisje është leximi drejtpërdrejt dixhital dhe përcaktimi i diagnozes menjëherë nga mjeku.

E dyta, tani nuk është më nevoja që i sëmuri të shkojë tek dhoma e radiografisë, por radiografia shkon tek i sëmuri”, shpjegon ai.

E para dhe e vetmja në Shqipëri”, thekson më tej.

Në fund të mesazhit të tij në Facebook, Avni Ponari vë në dukje faktin se një pajisje e tillë e dhuruar nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në këtë situatë të vështirë do të ndihmojë mjekët dhe të sëmurët që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Kujtojmë se z.Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare dhe ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare është vlerësuar me çmime të shumta nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

Lajme të tjera

Web TV