Formula 1/ Provat zyrtare dhurojnë të papritura në Turqi, Strolli i pari, ja ku u rendit Hemilton

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lens Stroll niset i pari në Stamboll, vetëm vendi i 6-të për Ljuis Hemiltonin. Gara e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1 do të zhvillohet të dielën dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 11:00.

Ndërkohë, ka qenë një seancë e çuditshme ajo e provave zyrtare të shtunën, teksa shiu dhe aksidentet në pistën e Stambollit kanë dhuruar një përmbysje të rendit të nisjes që jemi mësuar këtë sezon.

Ka qenë një seancë e çuditshme ajo e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Turqisë, teksa shiu dhe aksidentet në pistën e Stambollit kanë dhuruar një përmbysje të rendit të nisjes që jemi mësuar këtë sezon. Kështu, kanë qenë dy makina të skuadrës së “Racing Point” dhe një makinë e “Red Bull”-it që kanë dhënë kohët më të shpejta në mbyllje të një seance kaotike provash zyrtare, teksa Lens Stroll, ka siguruar, për herë të parë në karrierën e tij në Formula 1, nisjen nga vendi i parë në garën e së dielës.

Piloti belgo-kanadez i skuadrës britanike mbërriti në finish me kohën 1 minutë, 47 sekonda e 765 të mijëtat, ndërkohë që Maks Verstapeni ia doli të shmangte turpërimin në këto prova zyrtare, duke marrë vendin tjetër në radhën e parë të nisjes, pasi ishte 290 të mijëtat më i ngadaltë.

Treshen e të parëve do ta plotësojë piloti tjetër i “Racing Point”, Serxhio Perez, ndërsa radhën e dytë të nisjes e plotësoi piloti tjetër i “Red Bull”-it, Aleksandër Albon.

Në atë që ishte një ditë “jo” për skuadrën e “Mercedes”-it, në një seancë provash zyrtare ku dallimin e bëri zgjedhja e gomave në një pistë të lagur, kampioni në fuqi i botës, Luis Hemilton do ta nisë nga vendi i 6-të, në radhën e 3-të të nisjes, krahas pilotit australian të “Renault”, Daniel Riçiardo.

Lexo edhe :  Vllaznia, një përforcim nga Togo për krahët, dokumentacioni mban peng 23-vjeçarin

Vetëm vendi i 9-të për pilotin tjetër të kampionëve të sapokurorëzuar të botës për konstruktorët, “Mercedes”-it, Valteri Botas, me Sebastian Okonin, në vendin e 7-të dhe Kimi Raikonenin në vendin e 8-të, që e ndajnë finlandezin nga kolegu i tij britanik, ndërsa 10-shen e të parëve të nisjes së garës turke nesër, e plotëson Antonio Xhovinaci./l.m/Fjala.al

Të fundit

Rihanna ndez rrjetin , përgatitet për Shën Valentin

Rihanna është gati për Ditën e Shën Valentinit. Ylli i popit, prezantoi linjën e saj të re të të...

Kërcënohet dhe denigrohet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Faton Peci, këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani bën me dije se kjo e fundit është kërcënuar me jetë. Ai shkruan se...

Epidemiologu Alimehmeti shpjegon pse mund të prekesh nga Covid-19 edhe pas vaksinimit

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se edhe në rast se një person bën dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, sërish mundësi të infektohet me...

Presidenti Meta dekreton aktet normative për vaksinën antiCovid

Presidenti i Republikës, Ilir Meta miraton aktet normative për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti Covid e konsideruar...

Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, homazhe në Memorialin e Holokaustit: Koha të reflektojmë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për reflektim dhe për të lënë...

Lajme të tjera

Web TV