Ndalim qarkullimi 24 orë, azile, shkolla e dyqane, të mbyllura. Nga e marta në Austri kthehen masat më të forta të izolimit që do të jenë në fuqi deri më 6 dhjetor për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.
Lajmi për vendosjen e masave u dha nga vetë kancelari Sebastian Kurz.
Pavarësisht dy javëve me masa më të lehta, Austria vijon të jetë “delja e zezë” në nivel botëror përsa i përket shpejtësi së përhapjes së koronavirusit, me 831 raste të reja për 1 milionë banorë në 7 ditët e fundit.
l.m/Fjala.al