SIGAL UNIQA realizon për herë të parë librarinë audio të librave për shqiptarët anembanë botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë është realizuar një librari audio e librave shqiptarë dhe të huaj të përkthyer në Shqip, librari e cila vjen nëpërmjet aplikacionit SIGAL Audiobooks.al, i realizuar nga kompania SIGAL UNIQA Group Austria.

Projekti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, i cili sjell në versionin audio librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, të lexuar nga zërat emblematikë shqiptarë, është ideuar nga Avni Ponari, biznesmen dhe filantrop i njohur dhe  Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria dhe u prezantua sot për herë të parë, në kuadër të ditëve të Panairit të 23-të të librit, i cili këtë vit po zhvillohet virtualisht.

Avni Ponari: Kur e ideova këtë projekt rreth 2 vite më parë, gjëja kryesore që kisha në mendje ishte që të bëja bashkë të gjithë shqiptarët anembanë botës përmes librit në Shqip.

Sot që kjo platformë po rritet dita – ditës dhe që me mijëra shqiptarë e kanë përqafuar dhe na ndjekin nga çdo cep i botës, më lejoni të them modestisht, që kjo më bën edhe më tepër krenar që e ideova dhe po e realizoj një projekt të tillë dhe që ëndrra për ti bashkuar shqiptarët në një platformë të vetme po bëhet realitet”.

Ponari tha se përmes kësaj platforme ne synon që të sjellë shqiptarët më afër librit, përmes një metode të re, dhe të nxisë edukimin e qytetarëve shqiptarë dhe shqipfolës, brenda dhe jashtë kufijve.

“Kohët që po jetojmë po na përballin me sfida të mëdha. Ndaj le ta përdorim edhe ne kohën jo vetëm për ti tejkaluar këto sfida, por edhe për të realizuar projekte në të mirë të të gjithëve dhe projekte që i rezistojnë kohës pavarësisht sfidave”, -tha gjatë fjalës së tij Ponari.

Të pranishëm në lancimin e SIGAL Audiobooks,al, krahas ideuesit dhe themeluesit të saj Avni Ponarit, ishin shkrimtarët të njohur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, Drejtuesi i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, akademikë dhe artdashës, të cilët e vlerësuan maksimalisht realizimin e këtij projekti kaq të veçantë.

Lexo edhe :  “Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti e cilësoi këtë projekt si një urë që lidh lexuesin me librin por nëpërmjet një metode të re, ndërsa shkrimtari dhe eseisti Luan Starova tha se është veçanërisht i lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti, të cilit i kishte ardhur koha të realizohej edhe në vendin tonë si kudo në Europë e botë.

Kim Mehmeti: “Kjo do të bëhet një bibliotekë nacionale zanore e librave më të vlefshëm që i ka Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Këtu do të hyhet mnë atë bibliotekë si në çdo bibliotekë tjetër, me dallimin, që këtu lexuesi e zgjedh vetë se cilin libër do të dëgjojë. Dhe si i tillë ky projekt më duket veçanërisht i rëndësishëm, veçanërisht i veçantë dhe do ti vlejë jo vetëm librave në shqip por edhe atyre të huaj dhe do të jetë një dritare e rëndësishme e librit për cilido shqiptar, kudo ku ai ndodhet”.

SIGAL Audiobooks,al është një librari audio krejtësisht falas për të gjithë shqiptarët anembanë globit dhe është i aksesueshëm 24 çdo ditë të javës. Sigal Audiobooks.al  numëron deri më tani mbi 50 mijë përdoruesë nga Shqipëria dhe nga Bota, kudo ku ka shqiptarë dhe pasurohet çdo ditë me libra dhe autorë të rinj për të rritur dhe fëmijë.

Kushdo që dëshiron ta këtë në telefonin e tij, mund të shkarkojë aplikacionim SIGAL Audiobooks,al në appstore ose playstore dhe mund ta ketë librarinë virtuale gjithmonë me vete.

Ky aplikacion u bë i mundur nga SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, me shtrirje edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, dhe pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore, Uniqa Insurance Group.

 

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV