Tubim mbështetjeje për Trumpin në Uashington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump, po mblidhen në Uashington për të shprehu përkrahje ndaj pretendimeve t tij – deri më tash të pabazuara – për mashtrim të votuesve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar duke përfshirë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë), Oath Keepers dhe QAnon e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta, raporton BBC.

Një numër demostratash janë planifikuar të zhvillohen gjatë ditës, një prej tyre e titulluar “Një Milion për MAGA” (fraza e presidentit: E bëjmë Amerikën Përsëri të Madhërishme); një demonstrim i “Grave për Trumpin” si dhe një protestë me titullin “Mjaft me Vjedhje”.

Tubimet e së shtunës janë reklamuar nga figura të medias konservatore si dhe organizata të nacionalistëve të bardhë dhe pritet të përballen nga demonstrata rivale me protestues të grupeve anti-raciste dhe organizatave të majta, transmeton Zëri i Amerikës.

Organizata e ekstremit të djathtë “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) tha se disa anëtarë të saj do të marrin pjesë dhe se Alex Jones, personalitet mediatik i portalit me teori konspirative “Infowars” do të kryesojë një autokolonë nga Teksasi që do të marrë pjesë në demonstrimin “Mjaft me Vjedhje”.

Të premten, presidenti komentoi në Twitter: “Të ngrohet zemra kur sheh një mbështetje të jashtëzakonshme, sidomos me tubimet që po organizohen në të gjithë vendin, përfshirë demonstrimet e mëdha në Uashington të shtunën. Ndoshta do të dal t’i përshëndes”.

Sipas mediave amerikane, demokrati Joe Biden i ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Biden ka kaluar pragun prej 270 votash sa i duhen një kandidati në Kolegjin Zgjedhor.

Megjithatë Trump, deri më tash, nuk e ka pranuar humbjen. Ai ka nisur një sfidë ligjore në disa shtete dhe ka bërë akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor – por përpjekjet e tij deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.rel

Lexo edhe :  Dorëhiqet ministrja për fëmijët, u zbulua se solli në jetë një bebe nga një adoleshent

l.m/Fjala.al

Të fundit

E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i...

Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama batuta: Do ta vesh kur të rrah ministrat

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Në fund të fjalës së tij,...

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk...

Nutricionistja zbulon përfitimet shëndetësore që i vijnë trupit tonë nga agjërimi

Nutricionistja Tea Brame ka folur sot për përfitimet shëndetësore nga agjërimi. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo ka folur më...

Trump: 2 prilli, data e vendosjes së tarifave, do të jetë dita e çlirimit të Amerikës

2 prilli është dita e çlirimit të Amerikës!!! Për dekada ne kemi qenë të grabitur dhe abuzuar nga çdo komb në botë, si mik...

Lajme të tjera

Web TV