Nëntë vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezifektant me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjenën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.

Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezifektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

Shënim: Sigurohuni që produktet të jenë origjinale dhe të certifikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

1. ATM

E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

Është shumë e rëndësishme që pasi të keni përfunduar të dezinfektoni duart me xhel ose alkool.

2. Transporti publik

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

3. Supermarketet

Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

Lexo edhe :  Shitet në akand “dërrasa” që shpëtoi Kate Winslet te filmi “Titanic”

4. Palestra

Njerëzit aty djersijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

5. Zyra

Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool 100 ml është i nevojshëm.

6. Taksi/makinë

Kurrë mos hipni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

7. Klinikë mjekësore

Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun. Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

8.Dhomat e hoteleve

Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjenën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

9. Restorantet

Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

Të fundit

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Lajme të tjera

Web TV