Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha nuk e sheh të arsyeshme as të kërkojë ndjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm që i shtangu të gjithë të pranishmit në “Arena Kombëtare”, duke pësuar një gol nga mesi i fushës, por Etrit Berisha ka patur edhe kurajon të mundohet ta përligjë mungesën e theksuar të vëmendjes dhe përgjegjshmërisë, duke thënë se ishte e vështirë për çdo portier dhe se ishte e pamundur të kthehej.

“Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë”, – ka deklaruar ai duke folur pas fitores së arritur me Kazakistanin, ku pësimi i golit nga ana e tij ishte e vetmja njollë e errët në paraqitjen e kuqezinjve.

“Mund ta menaxhonim më mirë lojën, – ka vijuar gardiani i portës kuqezi. – Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët. Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.”

Në fakt, portieri ishte dukshëm jashtë pozicionit të tij në rastin e pësimit të golit, që erdhi menjëherë pas rivënies së topit në lojë nga mesi i fushës nga ana e kazakëve, pas golit të dytë të shënuar nga Shqipëria.

Duket se Berisha ishte tepër i zënë me festën e golit dhe e nënvlerësoi rrezikun, pasi në momentin e pësimit të golit, ai ishte më afër mesit të fushës sesa portës së tij dhe nuk ia pati idenë se kur u godit apo se nga i erdhi topi.

Pa.Va.Fjala.al

Të fundit

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Lajme të tjera

Web TV