Policia reagon pas shoqërimit të Kastriot Islamit: U ndalua pa maskë dhe keqtrajtoi punonjësit e patrullës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit ish-deputetit Kastriot Islami, i cili u kap pasi po lëvizte pa maskë.

Me një njoftim për mediat, Policia thotë se ish-deputeti u ndalua si nj qytetarë pa maskë, por pas kësaj, ai ka ofenduar punonjësit e patrullës policore “me një fjalor shumë të ulët’.

“Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla  e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar  ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje  shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.”, shkruan Policia.

Pa.Va/Fjala.al

 


Të fundit

Sherr mes 7 të miturash për të dashurit/ Shqiptarja plagos me thikë 2 adoleshente

Një sherr i rrallë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës. Vajzat kishin një takim...

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza vaksine anti-Covid, qeveria siguron më shumë se 1 milion doza

 Në Rinas kanë mbërritur mbrëmjen e sotme një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë Kryeministri Rama,...

Aksident në Tiranë, automjeti përplas dy këmbësoret në bulevardin ‘’Migjeni’’

Një automjet ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të  Tiranës. Drejtuesi Z.T, ka marrë përpara dy kalimtaret R.N, dhe F.J. Ato janë dërguar në...

Pak ditë pas vdekjes së të shoqes, kampioni i atletikës humb jetën nga Covid

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 91-vjeçare një prej legjendave të atletikës indiane. Milkha Singh, i njohur si “fluturuesi”, fitues i disa medaljeve...

Në “syrin” e kameras/ Qytetet më të monitoruara në botë

Teknologjia po krijon mundësinë që të monitorohet gjithçka dhe pothuajse kudo. Parisi ka 0,75 kamera sigurie për çdo kilometër katror, ​​ndërsa në Nju-Jork ky...

Lajme të tjera

Web TV