Veliaj i bindur: Kavajën do ta kthejmë në bastion të PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e koordinatorit politik ka theksuar se Kavajën, Partia Socialiste do e kthejë në bastion të sajën.

Veliaj thotë se socialistët e kanë ndarë mendjen që më 25 prill do të fitojnë për të përfunduar punët që kanë filluar nga shtëpitë dhe pallatet e rindërtimit tek rrjetet e ujërave të zeza e turizmi modern.

“E kemi ndarë mendjen për 25 Prill, e kemi ndarë mendjen për fitoren, e kemi ndarë mendjen që ta kthejmë Kavajën në një bastion të Partisë Socialiste.

Jo për të sunduar, por për të bërë punë; jo për të sunduar, por për t’i dhënë shtëpi të gjithë atyre që ua mori tërmeti; jo për të sunduar, por për të mbaruar ato pallatet për të gjithë ata që dolën të pastrehë; jo për të sunduar, por për të bërë të gjithë rrjetin e ujërave të zeza që të kemi një turizëm modern; jo për të sunduar, por për të mbaruar ato të 7-ta shkollat që djemtë dhe vajzat e Kavajës të kenë të njëjtin shans, si ata që janë në mes të Tiranës apo kudo tjetër në rajonin tonë edhe në Evropë”, u shpreh Veliaj nga Kavaja.

Veliaj shprehu besimin se edhe në Kavajë, ashtu sikurse në shumë lagje të Tiranës, që dikur konsideroheshin bastione të së djathtës, falë punës që është bërë, votojnë sot për PS.

“Pse ju mendoni që gjithë Tirana është e gjitha socialiste? Nuk ka aty njësi që janë edhe ndoshta më të mëdha se gjithë Kavaja, siç ka qenë njësia 11, njësia 8, siç ka qenë Lapraka, Pazari i Ri, zona që i ka pasur ‘gjumi’ bastione. Po falë mirësisë, falë dashurisë, falë bashkëpunimit dhe falë punës ne në Tiranë fitojmë bindshëm edhe tek rrugica e Lul Bashës, edhe tek lagjja e Sali Berishës, kjo është diferenca mes nesh dhe atyre.

Unë do të doja shumë që këtu në Kavajë ne realisht të bënim këtë diferencë, të flasim me të gjithë, t’i shtrijmë dorën kujtdo dhe t’i themi që ne jemi fitues, këtë nuk e luan as topi, po nëse dhe ti na jep një dorë, do të kemi një fitore historike për Kavajën edhe për të gjithë Shqipërinë”, theksoi koordinatori politik i PS.

Lexo edhe :  Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

Lajme të tjera

Web TV