Gjyqi i Nurenbergut për nazistët dhe gjyqi i Hagës për UÇK-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Gjyqi i Nurenbergut është procesi gjyqësor më i madh, më i rëndësishëm dhe më i famshëm në historinë e botës moderne. Pas Luftës së Dytë Botërore aleatët fitues SHBA, Anglia dhe Rusia, caktuan një trup gjykues që dënoi eksponentët më kryesorë të regjimit nazist të Adolf Hitlerit. Për këtë u zgjodh qyteti i Nurenbergut në Gjermaninë Juglindore, pikërisht aty ku u themelua Partia Naziste dhe mori udhë e gjithë ideologjia hitleriane.

Në bankën e të akuzuarëve ishin 24 drejtuesit më të lartë politikë të atij regjimi, një regjim që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe solli 50 milionë viktima. Pra, 24 gjermanë u gjykuan për vrasjen e 50 milionë njerëzve në të gjithë botën ndaj të cilëve u atashuan katër akuza të cilat ishin: plan i përbashkët apo komplot, krime kundër paqes, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Procesi u zhvillua më 18 tetor 1945 deri më 1 tetor 1946 dhe më së shumti dënimet ishin me vdekje. Por mes tyre kishte edhe me burgim të përjetshëm e deri në 20 vjet burg. Po cila ishte pamja e të akuzuarve gjatë këtij superprocesi? Gazetari dhe studiuesi William Shirer, në librin “Ngritja dhe Rënia e Reich-ut të Tretë” i përshkruan kështu 5 nga 24 kasapët e nazizmit teksa qendronin në poltronet e tyre në gjykatë:

  1. Herman Gering, komandanti suprem i ushtrisë naziste kishte rënë 40 kilogramë. Ai vrau veten 2 ditë pas vendimit i dënuar me vdekje.
  2. Herman Ribentrop, ministri i Jashtëm i Gjermanisë naziste nuk kishte më harbutllëkun e tij aty në sallë. Ai u dënua me vdekjedhe u var pas vendimit.
  3. Rudolf Hess, zëvendësi i Hitlerit, në sallë nuk dukej fare si numri dy i Nazismit. U dënua me burgim të përjetshëm.
  4. Robert Lei, kryetar i Frontit gjerman të punës, një tjetër lider i rëndësishëm i nazizmit vari veten në qeli.
  5. Wilhelm Keitel, komandnat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk kishte më pamjen e tij të pafytyrë. U var pas vendimit me vdekje dhe lutjeve që ta pushkatonin.

Një proces që tregoi se nuk mund të kishte luftë të përfunduar, nuk mund të kishte paqe dhe nuk mund të kishte rend botëror nëse nuk ndëshkoheshin ata që kishin kryer krime kundër njerëzimit, vrasje në masë dhe i kishin shkaktuar holokaustin ndaj një popullsie si hebrenjtë duke u marrë jetën 6 milionë njerëzve. Gjyqtarët u mbështetën në bazë të fakteve dhe dëshmive duke dënuar edhe ata që u justifikuan se ishin thjeshtë ekzekutorë urdhrash. Drejtësia u vendos kur nazimi u shpall si organizatë kriminale dhe kjo qetësoi juridikisht gjithë Gjermaninë dhe gjithë botën gjithashtu.

Për koicidencë, 75 më pas procesit të Nurenbergut, në nëntor 2020, në qytetin e Hagës në Hollandë po zhvillohet një proces gjyqësor për një luftë, një nga më të mëdhatë pas Luftës së Dytë Botërore. Në bankën e të akuzuarëve nuk janë asnjë nga ata që ekzekutuan, vranë dhe shkakuan holokaustin e dytë më të madh pas hebrenjve, atë ndaj popullsisë kosovare. Një proces që ironikisht në bankën e të akuzuarëve nuk janë të ngjashmit e 5 kasapëve të nazimit. Nuk është asnjë nga ata drejtues politikë, komandant ushtrie nga Serbia që në vitin 1998 dhe 1999 ndërmorën spastrimin etnik më të madh ndaj shqiptarëve të Kosovës duke shkaktuar rreth 1 milionë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, duke vrarë 14 mijë qytetarë civilë dhe zhdukur 5 mijë të tjerë që ende nuk u duhet varri. Në bankën e të akuzuarëve janë 5 ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo forcë ushtarake e krjuar si rezistencë ndaj këtij negocidi dhe që solli larine dhe shtetin më të ri në kontinent. Pasi iu bastisën në mënyrë të turpshme banesat në Prishtinë ata u dërguan në Hagë për nisjen  e procesit. Për krahasim me 5 të akuzuarit e Gjyqit në Nurenbergut, po sjellim portretet, akuzat dhe sjelljet e 5 këtyre iush-drejtuesëve në Gjyqin e Hagës.

  1. Hashim Thaçi, drejtor politik i UÇK. Është akuzuar nga prokuroria speciale për
Lexo edhe :  Hidhu Doktor

krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura, të gjitha këto përfshinin qindra viktima të njohura. Pasi dha dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës, ai u paraqit tepër i qetë në Gjykatën e Hagës. Pasi prokurori lexoi akuzat Thaçi tha: Akuza është e paqendrueshme. Jam i pafajshëm.

  1. Kadri Veseli, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK. Veseli është akuzuar për

krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura, të gjitha këto përfshinin qindra viktima të njohura

i qetë dhe pa asnjë emocion, Vesili shqiptoi pak fjalë duke hedhur poshtë akuzat që lexoi prokurori: “E them me bindje të plotë që jam tërësisht i pafajshëm nga aktkauzat”.

  1. Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK. Krasniqi është akuzuar për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera cnjerësore, trajtim mizor, torturtë, vrasje, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave. Vetëm në pak minuta, përpara prokurorit dhe gjykatësve përgjigjet që dha Krasniqi ishin fjalë lapidare: Nuk jam as katolik e as musliman. Jam shqiptar. Jam këtu pa të drejtë, unë duhet të jem në vendin tim dhe me familjen time. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme”.

 

  1. Rexhep Selimi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Selimi u akuzua për 10 akuza: për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1999. Tepër i qetë, ai ka hedhur poshtë të 10 akuzat duke thënë; Unë dhe UÇK kemi qenë çlirimtarë. E nisëm luftën me NATO-n dhe e mbyllëm me Adem Jasharin. Madje Sleimi shkoi deri atje sa iu drejtua porokruroti dhe gjyakëtsiut se kjo gjykatë është ngritur mbi synimet anti- shqiptar dhe se drejtësia duhet të bëhej nga autoritetet e Kosovës, si një shtet i pavarur.
  2. Salih Mustafa, një nga komandantët e UÇK. Mustafa ishte i pari në fakt që u arrestua dhe u dërgua në Hagë që më 24 shtator. Ai akuzohet për për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Në proces Mustafa tha: lufta guerile e UÇK-së ishte e justifikuar “përsh kak të pushtimit të Kosovës nga serbët, të drejtuar nga presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç. Zgjedhja jonë ishte të përfundonim si një nga vendet në Lindjen e Mesme Brenda Europës ose të organizoheshim për rezistencë, që solli luftën për pavarësinë e vendit tim”.

Kjo Gjykatë speciale e cilëson ndërmarrje kriminale luftën për liri të një popullsie martire si ajo e shqiptarëeve të Kosovës. Një akuzë që bie poshtë vetëm po të bësh një aryetim logjik që kishte për aleate Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Një akuzë që të çon ndërmend sikur ky proces nuk po zhvillohet në Hagë por në Beograd pikërisht atje kur nisi dhe mori udhë genocidi ndaj popullisë shqiptare dhe nën akuzë nuk janë ata që e shkaktuan këtë genocid.

E pra, për herë të parë në historinë e proceseve të tribunalit të luftrave moderne, në bankën e të akuzuarëve janë viktimat dhe jo agresorët. Është njësoj sikur në Nurenberg të ishin në bankën e të akuzuarëve hebrenjtë që vuajtën në Aushvic dhe Mat’hauzen dhe ata hebrenj që bënë rezistencë duke luftuar me armë në dorë holokaustin. Ose më saktë, në bankën e të akuzuarev të ishin ata që u përndoqën, por që për fat mbijetuan nga ajo luftë. Dhe historia një ditë do të shkruhet: Në vitin 1945, në Gjyqin e Nurenbergu u vendosën nën akuzë ata gjermanë që shkaktuan genocid dhe vranë 6 milionë hebrenj, ndërsa në vitin 2020 në Hagë u vendosën nën akuzë ata shqiptarë që mbrojtën popullsinë kosovare nga genocidi serb. Vërtet një turp!

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV