Moto GP, Joan Mir: Vlera e titullit “kampion” nuk varet nga mungesa e Mark Markezit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti i “Suzuki”-t hedh poshtë aludimet për legjitimitetin e suksesit të tij. Ka qenë një sezon i paparashikueshëm ky i këtij viti në Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit, që të dielën ka kurorëzuar një kampion të ri, spanjollin Joan Mir.

Dhe ky i fundit ka deklaruar se njerëzit që nënkuptojnë se titulli i tij është zhvlerësuar nga mungesa e pashmangshme e Mark Markezit “nuk ia kanë idenë garave me motorë”. Kampioni i sapokurorëzuar i botës për vitin 2020 në Moto GP, Joan Mir, ka deklaruar se njerëzit që nënkuptojnë se titulli i tij është zhvlerësuar nga mungesa e pashmangshme e Mark Markezit “nuk ia kanë idenë garave me motorë”.

Miri e nisi në vendin e 12-të dhe e mbylli garën e së dielës në Çmimin e Madh të Valencias në vendin e 7-të, çka i mjaftoi ta siguronte titullin e 2020-ës teksa ka mbetur edhe një garë për t’u zhvilluar.

Triumfi i pilotit të “Suzuki” erdhi në një sezonet më të paparashikueshme të Moto GP-së, që nisi me daljen nga loja të kampionit në fuqi të botës, Mark Markez, pasi theu krahun në Çmimin e Madh të Spanjës. Në atë kohë, ishin të shumtë ata që vunë në dyshim, legjitimitetin e titullit të 2020-ës, ndonëse vetë Markezi e cilësoi si absurde një ide të tillë në korrik.

Ndërkaq, Joan Miri ka qenë piloti me paraqitje më të qëndrueshme në 2020-ën, duke u ngjitur 7 herë në podium në 12 gara, duke përfshirë edhe të parën fitore në Çmimin e Madh të Evropës, të mbajtur fundjavën e shkuar, po në pistën e Valencias. I pyetur për aludimet mbi legjitimitetin e titullit të fituar prej ti, ai u përgjigj: “Njerëzit që e thonë një gjë të tillë nuk ia kanë idenë garave me motorë. Nuk është se Mark Markezi mungon këtu sepse e morën peng, sepse nuk është se shkuan tek shtëpia e tij dhe e rrëmbyen dhe ai është zhdukur.”

Lexo edhe :  Gjermania tregon forcën, “Panzerat” triumfojnë edhe ndaj Holandës

“Markezi ishte aty në garën e parë, duke rrezikuar për të fituar dhe duke u përpjekur për ta fituar kampionatin, por ai bëri atë gabim që i kushtoi atij sezonin, – ka vijuar spanjolli. -Kaq është e gjitha? A e zhvlerëson mungesa e tij titullin? Do të thoja që e zhvlerëson këtë titull po aq sa zhvlerëson çdo titull të fituar në histori nga çdo kampion për arsye se rivalët e tij u rrëzuan. Kjo është pjesë e kësaj gare, këtij sporti dhe vetë Moto GP-së. Nuk e konsideroj këtë titull më pak të merituar sepse u arrit teksa Markezi nuk ishte aty apo ngaqë ai u dëmtuar”, – ka përfunduar kampioni i ri i botës, Joan Mir.

“Honda” konfirmoi më herët se Mark Markezi nuk do të rikthehet në garë në 2020-ën, teksa shtypi spanjoll ka raportuar se ai mund të ketë nevojë për një ndërhyrje të 3-të kirurgjikale në krahun e tij të dëmtuar. Titulli i fituar nga Joan Mir është i pari për “Suzuki”-n në këto 20 vitet e fundit dhe ai është piloti i 4-të spanjoll pas Aleks Krivijesë, Horhe Lorencos dhe Mark Markezit që e fiton kurorën e nivelit më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit. 23-vjeçari e ka shkuar emrin e tij në histori krahas Berri Shinit, Marko Luçinelit, Franko Unçinit, Kevin Shuontz dhe Keni Roberts Xhunjor, që e kanë fituar titullin për “Suzuki”-n./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV