Tragjedia në spitalin COVID-19 në Rumani, Balla: Solidaritetet me popullin mik rumun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas tragjedisë së shkaktuar nga shperthimi i zjarrit në një spital COVID-19 në Rumani, ku humbën jetën 10 pacientë si dhe u dëmtuan disa mjekë e infermiere.

Numri dy i PS, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter thekson se i ka dërguar një mesazh Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Rumanisë.

“Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë. Ne lutemi për shërim të shpejtë të personave të dëmtuar. Në solidaritetet me popullin mik rumun.

Presidentit Klaus Iohanis
Kryetarit të Parlamentit Marçel Çolaku
Kryeministrit Ludovik Orban

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Lajme të tjera

Web TV