Intervista/ Arben Çejku: “Dy vjet në Hagë, të pestët e UÇK-së janë një hap larg daljes nga politika”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori ynë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku” analizon situatën politike në Kosovë dhe veçanërisht përballjen e pesë ish-krerëve të UÇK-së me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Nga Roland Qafoku

-Zoti Çejku, ajo që bën përshtypje në opinionin publik lidhet pikërisht me faktin që si ka mundësi që kemi një disproporcion midis gjyqit të Nurembergut dhe procesit në Hagë.

Ky gjyq është një rast i paprecedent edhe në këndvështrimin juridik dhe kam përshtypjen që do të jetë një rast që do të studiohet. Është një gjykatë e Kosovës, por që nuk është në Kosovë, është një gjykatë e Kosovës por që nuk ka prokurorë dhe gjykatës të Kosovës. Vetëm emri në një farë mënyre mbetet Gjykatë Speciale e Kosovës.

Është një gjykatë ndërkombëtare e cila po merret vetëm me disa akuza që si themel kishin raportin e Dick Martyt. Raporti i Dick Martyt u vijua si një procedurë për gjetjen e fakteve dhe provave.

Në fillim ne nuk e dinim në opinionin publik shqiptar se sa mund të jetë implikimi i individëve të caktuar që kanë qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së apo pjesëmarrës në luftë që und të kenë kryer krime individuale.

Këtë gjë e kanë ditur personazhet e përmendur në raportin e Dick Martyt të cilët duhej ta rishikonin me seriozitet këtë lloj gjykate që u ngrit në një mënyrë të tillë. Ata e dinin se deri ku shkon shkalla e rrezikshmërisë për goditjen e klasës politike në Kosovë dhe të stabilitetit të Kosovës.

Ne nuk mund ta dinim se s’kemi qenë pjesë e luftës. UÇK dhe komandantët që sot janë në Hagë nuk është se kanë patur një zinxhir të mirëfilltë komandimi siç ka qenë ushtria e Jugosllavisë. Ne e dimë fare mirë që pa ndërhyrjen e NATO-s, edhe ajo UÇK që ishte do rezistonte dhe pak javë dhe do degradonte në njësite të vogla.

Ndaj dhe krimet e pretenduara janë individuale dhe nuk mund të themi që ka patur një komandë të qartë dhe një strukturë. Kjo është e neveritshme kur e dëgjon në akuzën e Hagës sot për një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

-Jeni duke thënë që nëse ka pasur krime, janë krime individuale dhe jo të UÇK-së?

Absolutisht.

-Si krime individuale?

Pretendohet që janë bërë krime kundër civilëve serbë. Ajo është rrëzuar si akuzë dhe në rastin e Ramush Haradinajt sepse ka pasur mungëse provash. Për krimet individuale, përgjegjësia është individuale.

-Hashim Thaçi, drejtor politik i UÇK është akuzuar për krime kundër njerëzimit, për krime lufte, përfshirë 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura duke u përfshirë këtu qindra viktima të njohura.

Unë do rezervohem vetëm tek ajo që është publikuar nga Haga. Është një aktakuzë shumë e rëndë dhe unë nuk e di se sa fakte kanë ata në dorë. 100 vrasje kalon gati-gati në një lloj genocidi. Ne nuk duhet të hyjmë shumë në këto detaje sepse ne nuk kemi jetuar në Kosovë dhe nuk kemi qenë pjesë e grupit me UÇK-në. Atë që është për ta mbrojtur, ta mbrojmë.

-Ju besoni që Thaçi do dalë i pafajshëm?

S’mund ta parashikoj këtë.

-Jakup Krasniqi ka lënë më shumë mbresa atje. Zëdhënës i UÇK-së, është akuzuar për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, zhdukje me forcë etj.

Paraqitja më emocionale ishte e Jakupit. Natyrisht si një mik që ka punuar me ta i kam parë në një këndvështrim krejt tjetër, edhe emocional por edhe nga dëshira e mirë për të parë pafajësinë e tyre. Qëndrimi i Jakupit edhe nga emocioni i tij duket që akuzat janë shumë të rënda she shumë monstruoze. Unë besoj te fjalët e tyre sepse këto lloj akuzash i kemi parë të bëra edhe kundër Ramush Haradinajt, dhe i mbetet asaj gjykate për të provuar.

-Çfarë mund të parashikoni lidhur me këto figura të akuzuara?

Ajo që mund të parashikoj është se kjo gjykatë minimalisht ka realizuar këto gjëra: E para, largoi nga postet zyrtarët më të lartë të Kosovës. E dyta, mendoj që ka shkatërruar karrierën e tyre politike dhe nuk besoj më kthim të tyre në politikë.

-Ju po thoni se karriera e tyre politike është e mbyllur?

Nëse ata dalin të pafajshëm, mund të rikthehen në politikë, por sadopak t’i dënojë gjykata ose sa më shumë të zgjasë gjyqi se parashikohet të zgjasë, do ketë zhvillime të tjera në terren. Sepse politika është dinamike dhe nuk mund të presë.

Lexo edhe :  Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/Lista e dëshmitarëve që do thirren brenda 10 qershorit

-Në gjykatën e Nurembergut kishte vetëm 4 akuza ndërsa në Hagë 10 akuza. Ç’po ndodh?

Raporti i Dick Martyt ishte një raport monstruoz që synonte realisht të prishte imazhin e Kosovës dhe të shiptarëve.

Kjo gjykatë po përpiqet ta formalizojë në një farë mënyre por dështimin e saj të parë e ka tek ngritja e akuzës për trafikun e organeve dhe këto akuza që kanë ndërtuar në këtë mënyrë duke u përpjekur të krijojnë një grup të strukturuar kriminal që ka vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin është një akuzë në kushtet e një lufte guerrile ku kishte disa komanda lokale dhe nuk është se kishte autoritet real të tyre në Kosovë.  Nuk dua të bëj patriotin fals.

Unë besoj te fjalët e tyre dhe jam i bindur që me provat që do ofrojë mbrojtja gjykata do të zgjasë.

-Sa parashikohet të zgjasë?

Besoj që dy-tre vjet do shkojë. Ky gjyq ka një numër të madh dëshmitarësh.

-Sa përafërsisht?

Mbi 200. Janë 70 mijë faqe matëriale mesa di unë.

-Dëshmitarët janë serbë dhe shqiptarë?

Serbë dhe shqiptarë, po. Gjatë vitit 2000, 2001, 2002, 2003 për shkak të rivaliteteve të brendshme politike, ekonomike etj ka pasur akuza kundër njëri-tjetrit edhe publike.

-Si i vlerësoni akuzat që mazhoranca kanë hedhur ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, gjatë kohës kur ai ka qenë përkthyes dhe pjesë e hetimeve të UMNIK-ut?

Më vjen keq që Shqipëria u përfshi në rastin e arrestimit të krerëve të UÇK-së nga kjo formë e komunikimit dhe artikulimit. Unë prisja që Shqipëria dhe krerët politikë në rastin e Kosovës të gjenin një gjuhë më unifikuese dhe të demonstronin një fuqi mbështetëse, qoftë edhe morale.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është një gjuhë përçarëse që nuk ndihmon fare Kosovën. Nuk dua të citoj këtu deklaratat që vijnë nga Kosova nga personazhe publike që thonë që politikanët e Shqipërisë të mos reagojnë në këtë mënyrë se nuk po na ndihmojnë.

Akuzat bëhen. Në rrugët e Prishtinës në 2000-2001 ka pasur akuza pa doganë për njëri- tjetrin. Dhe në fund fare dikush është bërë përgjegjës për të. Në Shqipëri të akuzosh liderin e opozitës për këto gjëra, ai vetë ka pasur rastin dhe i ka sqaruar.

Unë isha pjesë e delegacionit shqiptar që shkoi në Kosovë me zotin Basha ku bëri disa takime. Ai zvilloi takime me të gjithë personazhet; Kadri Veselin, Hashim Thaçin, me Fatmir Limajn, me Rexhep Selimin etj.

Dhe prisja që të kishte ndonjë reagim. E kam parë dhe nga këndvështrimi i gazetarit nëse ka ndonjë ngërç emocional mes tyre. Përkundrazi ka patur një pritje shumë miqësore.

Ja ça i thanë liderët e Kosovës Bashës

Liderët e Kosovës ja thanë në sy zotit Basha që ne presim rrotacionin në Shqipëri. Ai nuk e ka thënë këtë se i është dukur si e tepruar, por ajo u tha pothuajse në të gjitha takimet. Sipas tyre, edhe ata i ndryshonin herë pas here drejtuesit.

-Si do jetë fati i Kosovës tani që Joe Biden është president i SHBA?

Ne kemi një karakteristikë se jemi popull shumë emotiv. E para e punës, kjo që the është historike. Por nga ana tjetër kemi edhe një fakt. Gjatë presidencës Obama ku Joe Biden ishte zv. President ndodhën dy gjëra: dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte pothuajse një dështim sepse degradoi në propozime për shkëmbim territoresh, por nga ana tjetër edhe si zv.

President Joe Biden dhe Obama nuk arritën dot ta stopojnë gjykatën e Hagës. Pompei mbajti të njëjtën linjë që kishte mbajtur më parë administrata Obama. Duke parë presidentin Biden që ka fuqi vendimmarrëse le të shpresojmë që së paku dialogu Kosovë-Serbi të detyrojë Serbinë të pranojë Kosovën.

-A u rrezikuan kufijtë e Kosovës nën presidencën Trump?

Referuar edhe qëndrimit të Gjermanisë, po. John Bolton që sot Trump thotë se ishte një idiot, në periudhën që punonte shumë ngushtë me presidencën Trump direkt apo indirekt krijoi hapësirën që jo thjesht të bisedohet për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo po përafrohej edhe si një draft-projekt i cili përfundimisht do i jepte zgjidhje çështjes. Po të mos ishte Merkel dhe zëra të tjerë shqiptarë kundër, kam përshtypjen që ai projekt mund të vihej në tavolinë

Të fundit

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

Lajme të tjera

Web TV