Meta përkujton 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës me foto të rralla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, duke u shprehur se lufta fitimtare për kryeqytetin i hapi rrugën çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe ruajtjes së integritetit dhe kufijve të shtetit shqiptar.

Sot, përkujtojmë me nderim të thellë dhe krenari të ligjshme, 17 Nëntorin 1944, Ditën e kurorëzimit me fitore të betejës legjendare për Çlirimin e Tiranës, kryeqytetit tonë, nga pushtuesit nazifashistë!

Lufta fitimtare për Kryeqytetin i hapi rrugën Çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe ruajtjes së integritetit dhe kufijve të shtetit shqiptar.

76 vjet më parë, djemtë dhe vajzat partizane, bashkë me qytetarët kryengritës të Tiranës, do të realizonin një nga operacionet ushtarake më të lavdishme dhe më të suksesshme, duke i dhënë të drejtën dhe kredon brigadave partizane për të hyrë fitimtare në kryeqytet.

Për të ardhur te kjo ditë e bardhë, u desh gjaku dhe jeta në lulen e rinisë e qindra Dëshmorëve, sakrifica dhe përpjekjet e mijëra partizanëve në çdo shesh, rrugicë, barrikadë dhe shtëpi të kryeqytetit!”, shkruan Meta.

Mes të tjerash, Meta thekson se “Çlirimi i Tiranës ishte një kontribut i rëndësishëm për të forcuar legjitimitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend i përkushtuar në Aleancën Antifashiste”.

Mesazhet e mëdha të lirisë, paqes dhe luftës kundër tiranisë, tingëllojnë edhe sot më aktuale se kurrë, të nderuara dhe të pacënuara nga koha dhe devijimet e mëvonshme të kauzës së lirisë të partizanëve tanë të lavdishëm. Sot përulem me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun për Çlirimin e Kryeqytetit.

Me mirënjohje për të gjithë partizanët, sot nderojmë edhe popullin e Tiranës, që u bë njësh me çlirimtarët kundër pushtuesve, duke ndërtuar barrikadat për çlirimtarët dhe kthyer shtëpitë e tyre në fortifikata kundër pushtuesit. Përjetë lavdi Dëshmorëve të rënë për Çlirimin e Tiranës! ??”, përfundon mesazhin Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Vota e deputetëve të Melonit kundër Kosovës në KiE, Basha: Nuk e prisnim

Të fundit

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV