Austria sërish në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria austriake shpalli sërish karantinën. Jeta publike është reduktuar në minimumin e domosdoshëm.

Austria kalon për herë të dytë në karantinë. Gjysma e reparteve të reanimacionit të Austrisë janë të mbushura me pacientë me Covid-19.

Në disa zona madje 80 përqind e shtretërve spitalorë janë zënë me pacientë me Covid-19. Prandaj në të gjithë Austrinë u shpall një karantinë e përgjithshme.

Numri i infektimeve po shtohet, dhe shkollat janë mbyllur. “Mos tako askënd,” tha në televizionin austriak kancelari Sebastian Kurz, në mënyrë që ta kalojmë “Krishtlindjen sa më të sigurt.”

Testime masive

Nga shtëpia lejohet të dalin vetëm ata që duhet të shkojnë te mjeku, në farmaci, të punojnë ose të bëjnë pazar. Kancelari Kurz ka njoftuar gjithashtu se në Austri do të zhvillohen teste masive si në Sllovaki. Në Sllovaki u testuan 3.6 milion qytetarë dhe u zbuluan 38,000 raste pozitivë me Covid-19.

Kompensime për tregtarët me pakicë

Pak para karantinës së dytë shumë qendra tregtare në Austri bënë oferta të ndryshme duke filluar nga mobiljet deri tek këpucët. Megjithatë Dhoma Austriake e Tregtisë pret një rënie prej 50 përqind të shitjeve gjatë vitit 2020.

Qeveria vjeneze do t’i kompensojë shitësit me pakicë për humbjet gjatë kësaj karantine me 20 deri në 60 përqind të sasisë së shitjeve gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas parashikimeve Austria pritet të ketë një rënie të nivelit të shitjeve prej rreth dy miliardë eurosh në vitin 2020. Tregtia është një degë e rëndësishme e ekonomisë në Austri, në të cilën punojnë më shumë se gjysmë milion vetë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV