Policia gjermane përleshet me protestuesit për masat anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane përdori topa uji the gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie.

Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave.

Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin.

Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën.

Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë, kundërshtuan legjislacionin që ka për qëllim frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.

Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si “Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha parlamentit se askush nuk do të detyrohej të vaksinohej dhe përshkroi pandeminë si një “fenomen një herë në një shekull”./rel

Të fundit

“Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK teatër”/ Ngjela: po tentojnë të bindin publikun

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mes të tjerash deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet...

Agnelli “thumbon” suksesin e Interit: “Ne yllin e dytë e fituam para 42-vitesh!”

Inter fitoi derbin ndaj Milanit me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampione e Italisë. Mes shumë elozheve dhe...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 23 Prill 2024

Sot, më 23 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot blihet me 100.6 lekë, ndërsa...

S’ka rritje çmimesh/Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar...

Cila “kokë” do të pritet, e Ilirit apo Monikës?

Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar në “Top Story” deklaratat e fundit të Ilir Metës drejt bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe drejt SPAK-ut. Siaps...

Lajme të tjera

Web TV