Qeni i bëri jashtëqitjen në oborr, burri masakron me 24 plumba të renë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një burrë nga Denver është akuzuar për vrasjen e një gruaje për arsyen më banale që mund të kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai qëlloi me breshëri plumbash ndaj 21-vjeçares dhe të dashurit të saj pasi qeni i çiftit lëshoi jashtëqitjen e tij në oborrin e Michael Close.

21-vjeçarja, Isabella Thallas gjeti vdekjen e menjëhershme pasi Michael Close qëlloi me 24 plumba me kallashnikovin AK-47 që mbante në shtëpi. Ndërsa i dashuri i 21-vjeçares, Darian Simon u qëllua me dy plumba në këmbë dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet gjetën 6 gëzhoja brenda apartamentit të Close dhe 18 të tjerë jashtë dritares së tij. Close është akuzuar se ka qëlluar nga brenda banesës së tij Thallas dhe Simon, të cilët ishin duke ecur me qenin e tyre.

E dashura e të dyshuarit, Chelsea Thompson, i tha policisë se pas të shtënave, i dashuri i saj e thirri atë duke qarë, duke pranuar se kishte hapur zjarr ndaj dy personave. Close ishte gjithashtu duke qarë dhe duke kërkuar falje kur u arrestua, thanë autoritetet vendase.

Thompson i tha policisë se i dashuri i saj kohët e fundit ishte diagnostikuar me një çrregullim të personalitetit dhe luftonte me abuzimin e substancave./r.g/Fjala.al

Të fundit

Dëborë, shi apo ftohtë? Ja si do të jetë moti për sot

Moti parashikohet i kthjellët. Vranësirat e pakta kalimtare do të jenë përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje. Era...

Horoskopi për sot, e hënë 15 Shkurt 2021

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesëro...

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 62% e votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka numëruar 56.29 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit. Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me...

Jasmina i shtang të gjithë, puth Andin në buzë: Meqë është Shën Valentini, do të doja që…

Jasmina ka habitur jo pak në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku ndërsa u ngrit për një përballje me Mevlanin, fillimisht u drejtua nga...

Autostrada e bllokuar në Spanjë/ Rama publikon videon dhe ironizon: Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall

Akuzave të opozitëse cila fajëson qeverinë për situatën e krijuar prej motit të keq, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me ironi kundrejt...

Lajme të tjera

Web TV