Basha: Nafta dhe energjia të jenë me çmime të arsyeshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës, Luzlim Basha ka vijuar takimet me bizneset në Durrës. Gjatë takimit sipërmarrësit janë shprehur se kostot për ta janë të larta.

Prioritet që çmimet e karburanteve, të jenë të paktën si rajonet . Gjaku i ekonomisë, nafta e energjia të jenë më çmime të arsyeshme, të paktën konkurruese me vendet e tjera”, tha Basha.

Basha reagoi me kritika ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se vendi sipas tij prej 7 vitesh është në krizë ekonomie.

Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë.

Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes. Ju falënderoj shumë dhe masat që kemi parashikuar në programin tonë shpresoj që do të jenë konkrete, të prekshme e t’ju japë ndihmën që ju meritoni.

Mos t’ju lëmë vetëm, se e vështirë në këto kushte është të mbash një familje me katër veta, jo më një familje me 160 veta siç po mbani ju, për të cilën edhe njëherë ju shpreh respektin dhe admirimin tim, dhe ju siguroj që nesër do keni mbështetjen e shtetit”, u shpreh  ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Lajme të tjera

Web TV