“Buxheti 2021 për bonusin e bebeve”, Rama: 2 miliardë lekë për familjet e reja

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije  nga janari, 28,813 foshnje kanë përfituar bonusin e bebes.

Gjithashtu Rama theksoi se me buxhetin e 2021 do të mbështeten me 2 miliardë lekë familjet e reja ku janë vendosur:

-40,000 lekë për fëmijën e parë.

-80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“MIRËMËNGJES

Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë.

Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Siç jemi zotuar, me #buxhetin 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja:

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë,” shkruan Rama në Facebook.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid-19

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me...

UEFA merr vendimin: Në “Air Albania” do të luhet finalja e parë e një kompeticioni europian

UEFA i ka besuar Shqipërisë finalen e parë të ”UEFA Conference League”, kompeticionit më të ri për klube që starton edicionin e parë vitin...

Dënimi me burg për memet, reagon Rama: Nuk ka shans të ndalohen me ligj!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit të Ministres së Drejtësisë për ndëshkimin me burg të atyre që bëjnë meme. Përmes një postimi në ‘Twitter’,...

E trishtë/ Ermal Fejzullahu humb personin e shtrenjtë

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ka humbur personin shumë të dashur për të, gjyshen e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari ka njoftuar...

Basha takim në Lezhë: Kjo situatë duhet të marrë fund!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi takime me qytetarët dhe bizneset në Lezhë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “Të mbetur pa...

Lajme të tjera

Web TV