Covid/ Manastirliu sjell panoramën nga marsi në nëntor: 52% e të prekurve femra

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka sjell sot një panoramë të situatës në vend që prej muajit mars kur u vendosën masat e para kundër përhapjes së COVID-19 në vend si dhe vendimet e qeverisë.

Nga të dhënat e deritanishme, 646 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa java e 46 ka shënuar edhe rekordin më të zi.

Manastirliu tha se aktualisht janë 29 837 raste me koronavirus në vend, ndërsa incidenca është 1042 raste për 100 mijë banorë.

Ajo u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat, në mënyrë që të kufizohet përhapja e virusit.

Në këtë komunikim tashmë të përjavshëm me ju dua të ndalem shumë shkurt në situatën epidemiologjike në vend, në prezantimin e masave të ndërmarra deri tani në raport me masat kufizuese shtrënguese dhe masat në kuadër të strategjisë së rihapjes dhe vjeshtë-dimrit për të bërë një panoramë të plotë dhe gjithashtu të ndalemi në çfarë është aktualisht duke ndodhur në strukturat tona të kujdesit shëndetësor në programet për mbështetjen e popullatës dhe për të sqaruar ato pika kyçe për të cilat të gjithë qytetarët janë të interesuar për t’u njohur.

Aktualisht kemi të konfirmuara me diagnozën COVID-19, 29 837 raste në total, duke prodhuar një incidencë prej 1042 rastesh për 100 mijë banorë. Duke e krahasuar me rajonin dhe mesataren e Europës është më e ulët. Shtimi i rasteve të konfirmuara ka shkaktuar një rritje të mesataresh javore, prej 429 raste në javën e 45 të pandemisë prej mbi 500 raste në javën e 46.

52% e rasteve janë femra, 48% janë meshkuj. Rritje e lehtë e rasteve aktive, në 526 raste për 100 mijë banorë. Për fatalitetet, aktualisht kemi 646 humbje jete. Mortaliteti më i ulët se mesatarja e vendeve të rajonit. Java e 46 me një numër më të lartë fatalitetesh. Situata në spitale, në të 3 strukturat e dedikuara për rastet COVID, aktualisht kemi të zëna 420 shtretër. 15-20% shtretër të lirë.

Struktura e katërt është gati në momentin që do të kemi një zënie të shtretërve në tre strukturat e para. Vlerësoj gjithë punën e madhe që po bëjnë mjekët. Kemi ndërmarrë 13 masa ose ndërhyrje përgjatë gjithë kësaj periudhe 9-mujore duke filluar nga marsi me vendosjen e masave të izolimit, më pas dhe ashtu sikurse e pamë Shqipëria arriti të kufizonte marrjen e virusit. na dha kohë të përgatiteshim. Kemi tre dokumente të përgatitura nga ekspertët”, deklaroi Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Formula 1, Ekleston: Hemilton-“Mercedes”, shumë zhurmë për asgjë… thjesh “shou”

Ende nuk po ka “tym të bardhë” sa u përket lajmeve të shumëpritura për të apasionuarit e Formulës 1,...

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë. Në lidhje me këtë...

Djarmati sqaron merkaton e Vllaznisë: Presim Gjinon, Sise na pëlqen, Dunga e Hoxhaj nuk ikin

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores e shkëputur plot 9 pikë nga ndjekëset më të afërt dhe, natyrshëm, ka besim dhe entuziasëm në kampin shkodran...

Dinamo / Fabricio Mikoli: Kjo, një përvojë e re për mua, skuadra më pëlqen

Por si ish-futbollisti i Interit, ashtu edhe ndihmësi i tij, ish-futbollisti në të tjera i Juventusit dhe përfaqësueses axurre, duket se e kanë këtë...

Dinamo / Moriero: Ky, basti i jetës sime, suksesi arrihet me përunjësi

Françesko Moriero e pohon se Dinamo është basti i jetës së tij, për të ringjallur karrierën si trajner, teksa si futbollist mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV