Duka: Reja do të vazhdojë të jetë trajneri i Kombëtares përtej mendimit të “3 milionë trajnerëve”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është natyrshëm më i qetë, tani që Shqipëria arriti të përmbushte me sukses objektivin, teksa u rendit e para në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës, pasi mposhti të mërkurën Bjellorusinë me rezultatin 3-2. Dhe, një në një intervistë të dhënë për emisionin “Sport News” në televizionin informativ “News 24”, presidenti i Federatës Shqiptare të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, nuk i ka kursyer ironitë për kritikët.

“Jo vetëm Reja, por çdo trajner që vjen këtu është me fat pasi jemi vetëm 3 milionë banorë dhe të gjithë janë trajnerë dhe japin mendimin e tyre, – ka deklaruar ai. – Para ndeshjes mendon se ky është formacioni më i mirë, por në fund rezultati të jep apo jo të drejtë. Kishim vetëm 18 lojtarë në dispozicion nga dëmtimet dhe virusi, por duhet të jemi të lumtur që dolëm në vend të parë. Grupi ishte me skuadra të barabarta dhe mund të merrnin më shumë pikë, por fituesi nuk gjykohet.”

“Ne shqiptarët kaluam një tërmet dhe nuk jemi njësoj si vendet e tjera, – ka vijuar Duka. – Ta konsiderojmë këtë një sukses për Shqipërinë dhe kryesisht për futbollin tonë.” Në vijim të intervistës së tij, kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, ka folur edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Edoardo Reja. “Në mendjen time nuk i ka vënë kushte asnjë trajneri për një rezultat të vetëm, – ka rrëfyer ai. – Marrëdhënia me një trajner shihet në vazhdimësi se çfarë bën mirë apo keq e pastaj është rezultati që vendos.”

“Nuk kam qenë në dyshim që Reja ka bërë mirë në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës”, – ka konfirmuar Duka. – Objektivi jonë më madhor është pjesëmarrja në Euro 2024 që është e arritshme. Ne duhet të marrim rezultate maksimale, kjo nuk do të thotë që nuk do të luajmë mirë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Ne do të luajmë të gjitha mundësitë tona, por objektivi jonë maksimal është Evropiani i 2024-ës.”

Lexo edhe :  Teuta gjen fitoren e parë në shtëpi këtë sezon, fundos Bylisin me shifrat 2-0

“Kjo, duke parë që për Botërorin vendi i parë është pothuajse i paarritshëm, – ka theksuar ai. – Gjatë këtyre ndeshjeve që zhvilluam pamë Çepelen një 17-vjeçar që luajti titullar ndaj Kosovës dhe shumë të tjerë e kjo tregon që jemi një skuadër e re.” Presidenti i FSHF-së është pyetur edhe për deklaratat më të fundit të zv/kryeministrit Erjon Braçe. “Nuk kam pasur kohë të dëgjoj asnjë nga këto, është përgjigjur ai. – Fusha nuk është në gjendjen e duhur për arsye objektive.

“Stadiumi është i mbyllur e me vështirësi merr rreze dielli, – ka vijuar kreu i Federatës. – Ne kërkuam bar natyral duke parë klimën që kemi, por do ta ndryshojmë fushën duke e bërë fushë hibride. Ka vende që e kanë fushën optimale dhe e ndryshojnë 2-3 herë në vit, por ne nuk e kemi këtë luks. Aktivitetet kombëtare përfunduan e do të rikthehen në mars dhe uroj që të kemi tifozë në atë kohë. Për sa i përket kampionateve të tjera deri tani ka diskutime të ndryshme në Evropë, në Shqipëri jo.”

“Dhe shpresoj të mos kanosemi nga kjo ndërprerje. Shpresoj që situata të mos arrijmë deri aty pasi kryesorja është shëndeti i lojtarëve e më pas futbolli”, – ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Pa.Va/Fjala

Të fundit

Formula 1, Ekleston: Hemilton-“Mercedes”, shumë zhurmë për asgjë… thjesh “shou”

Ende nuk po ka “tym të bardhë” sa u përket lajmeve të shumëpritura për të apasionuarit e Formulës 1,...

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë. Në lidhje me këtë...

Djarmati sqaron merkaton e Vllaznisë: Presim Gjinon, Sise na pëlqen, Dunga e Hoxhaj nuk ikin

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores e shkëputur plot 9 pikë nga ndjekëset më të afërt dhe, natyrshëm, ka besim dhe entuziasëm në kampin shkodran...

Dinamo / Fabricio Mikoli: Kjo, një përvojë e re për mua, skuadra më pëlqen

Por si ish-futbollisti i Interit, ashtu edhe ndihmësi i tij, ish-futbollisti në të tjera i Juventusit dhe përfaqësueses axurre, duket se e kanë këtë...

Dinamo / Moriero: Ky, basti i jetës sime, suksesi arrihet me përunjësi

Françesko Moriero e pohon se Dinamo është basti i jetës së tij, për të ringjallur karrierën si trajner, teksa si futbollist mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV