Frrok Çupi: Lulzim Basha, aktor që luan bukur rolin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Frrok Çupi bën profilin politik të Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU e cilëson atë një aktor që luan rolin e  tij.

 

-Si mund ta përshkruani zotin Basha?

-Besoj se kryetari i opozitës Lulzim Basha është një aktor, një aktor jo i keq. Shumë njerëz edhe në rrugë, edhe në politikë, edhe në media e konsiderojnë një lolo. Unë nuk e konsideroj kështu. E konsideroj një aktor që luan rolin e lolos. E luan shumë bukur. Domethënë, është në dorën e doktorit, në dorën dhe të dikujt tjetër kam përshtypjen, ndoshta dhe vetë doktori është në dorën e dikujt tjetër, ose ka qenë gjatë gjithë kohës, nuk jam i sigurt, por Lul Basha luan shumë bukur rolin e njeriut që nuk bën asgjë dhe që bën gjithçka nëpërmjet të mos bërit asgjë. Ai ka që nga viti 2000 dhe deri më sot që ka hyrë në atë enë. Pse u dashka Zoti të ribëjë Lul Bashën? Zoti e bën një tjetër nga e para. Se që ta nxjerrë nga ena e vet Lulin, është një mundim i madh për Zotin. Kështu që Luli nuk funksionon dot më siç e përfytyrojnë njerëzit. Unë çuditem pse e fajësojnë. Nuk duhet fajësuar. Asnjë mundësi s’ka, asnjë të drejtë s’ka, asnjë vizion, s’ka asnjë punë. Luli është për të mbajtur derën hapur dhe për të përjashtuar njerëzit që i thotë doktori.

-Atëherë i bie që e mbyll derën.

-Partia Demokratike nuk është më partia Demokratike. Luli nuk është djalë i keq, është djalë shumë i mirë. Ai bën për një lloj partie por e akuzojnë kot së koti duke i thënë ky është fajtori për prishjen e PD. Fajtori është doktor Berisha. Luli është një dembel, nuk bën gjëra Luli, nuk mund të bëjë.

Kalojmë te elementi i përpilimit të listave. Është një element shumë i rëndësishëm i PD. Unë jam i predispozuar për ta besuar PD. Jam pjesë e saj, nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie tjetër. Fakti që përjashtoheshin disa nga themeluesit më ka dhembur. Duke qenë përballë një force kaq të  madhe, unë me naivitet mendova se këtë gjë e ka bërë Berisha për ta përsosur PD. I besova legjendës. Por u zhgënjeva sepse nuk u forcua PD, e dyta perceptova ë vonë se këto ishin bërë më dorën e Berishës. Dhe naiviteti i tyre, iu sulën Bashës. Trokasin tek pragu që të dëgjojë dera. /fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Inter mposht Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm

Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet...

Mbyllet në barazim Strasbourg-PSG, parizienët shpallen kampion të Ligue 1 për herë të 11

PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit...

Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës,...

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës...

Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen...

Lajme të tjera

Web TV