Interpelanca për të pagjeturin në Kosovë, ofendime e mallkime në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është kritikuar në kuvend nga opozita, për përfshirjen e ҫështjes së të pagjeturve në marrëveshjen e Uashingtonit, pasi sipas saj, “kjo ҫështje është kushtëzuar me kthimin e personave të zhvendosur”.

“Në të njëjtin paragraf ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve, është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që nuk mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton shumë procesin dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet”, tha propozuesja e interpelancës për çështjen e të pagjeturve, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Kryeministri Hoti Hoti u kundërpërgjigj duke thënë se pyetja e parashtruar në interpelancë është plotësisht e pabazë, sepse askund nuk përdoret termi kushtëzim.

“Këtë term nuk mund ta gjeni në tekstin e marrëveshjes ose zotimeve dhe as në planin e zbatimit të marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kushtëzimi të këtyre çështjeve” tha Hoti.

Hoti më tej tha se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen në këtë marrëveshje të çështjes së të pagjeturve dhe të zhdukurve. Ai, po ashtu, e ndërlidhi gjetjen e fundit të mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë, me zotimet e marra nga Uashington nga Serbia.

Tri orë të interpelancës janë karakertizuar me debat të ashpër që kaloj edhe në ofendime.

Nënkryetarja e kuvendit, nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, e kritikoi kryeminsitrin Hoti për, siç tha, “ barazimin e viktimave shqiptare me të zhvendosurit”.

Ky fjalim nxiti reagim nga kryeministri, që e vlerësoi atë “një ndër fjalimet më të liga në këtë kuvend, prej se jam këtu deputet apo ministër përpara juve”.

Lexo edhe :  Zbulohen emrat, ja kush do të jenë kandidatët të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë

Deputetja Nagavci reagoi duke e cilësuar si “të lig dhe të dëmshëm nënshkrimin që kryeministri ka bërë në Uashington”.

Pas kësaj, kryeministri Hoti ka lënë interpelancën, për t’u kthyer në qeveri, ku sipas zv.kryeministrit Driton Selmanaj, kishte një bisedë virtuale me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por, një veprim i tillë ka acaruar edhe më shumë deputetët opozitarë. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se kryeministri “nuk po ka guxim që të merret me këtë ҫështje”.

“Çfarë ofensive diplomatike kemi filluar. Në Serbi janë gjetur eshtra të shqiptarëve. Mungesa e kryeministrit është neveritëse. Është dashur ta anulojë ose ta shtyjë këtë interpelancë”, tha Ismaili.

Zëvëndëskryeminsitri Selmanaj tha se qeveria nuk po i ikën përgjegjësisë, pasi për këtë ҫështje ka raportuar në vazhdimësi.

“Diçka që nuk e keni bërë ju për 10 vjet, mos pritni që për 5 muaj ta bëjmë ne”, ka thënë ai.

Pas secilit fjalim të opozitës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka reaguar duke thënë se “duhet t’iu vijë marre për shfrytëzimin e kësaj teme për qëllime politike”. Njëjtë ka vepruar edhe zëvëndëskryeminsitri Selmani.

Debati eskaloi sërish në kohën kur në foltore, u paraqit me fjalimin përfundimtar deputetja Saranda Bogujevci, që e ka thirrur këtë interpelancë. Ky fjalim është ndërprerë, pasi nga vendet e tyre, deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja Mimoza Kusari Lila, u përfshinë në një debat për atë se kush duhet të ndihet i turpëruar.

Interpelanca u ndërpre, pasi shumica e deputetëve u ngritën në këmbë, duke mbrojtur qëndrimet e tyre me debate jashtë foltores, e kurse skena në kuvend, u shndërrua edhe në përplasje fizike./rel

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV