Intervista/ Leka II zbulon cilësitë më të forta të Princeshë Elias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak më shumë se 2,600 kilometra ndajnë Madridin nga Tirana, nga ku Princ Leka II i shqiptarëve lidhet me ne përmes Skype, i cili fillimisht interesohet për zhvillimin e pandemisë në vendin tonë, ndërsa ne nga ana tjetër i treguam atij se situata është shumë e tensionuar, pasi vala e dytë po vjen.

Trashëgimtari i fronit, (nëse monarkia do të vijë në pushtet), është në zyrën e tij, vetëm disa metra larg nga vendi ku po qëndron bashkëshortja, Princesha Elia, një aktore e respektuar shqiptare, me të cilën u martua shumë kohë më parë. Ai u bë baba për të parën herë me datë 22 tetor. Geraldina e vogël është ajo që përcakton tani oraret e natës dhe të ditës për çiftin.

Stërgjyshi i saj është Mbreti Zog, i cili u largua nga vendi në vitin 1939, pas pushtimit nga trupat ushtarake të Benito Mussolinit.

Ne folëm me të për të kaluarën e tij kozmopolite, atë të babait të tij, Leka I dhe nënës së tij, australianen Susan Barbara Cullen-Ward, e cila u strehua në Spanjë në vitet 70-të. Gjithashtu për të ardhmen e Shtëpisë së Zogut dhe marrëdhëniet me familjen mbretërore spanjolle.

Pyetje: Cilat janë sfidat tuaja më të mëdha si Princ, në rrethana të vështira si këto?

Përgjigje: Koronavirusi është shumë i pranishëm në jetën tonë dhe unë si shumë njerëz të tjerë, kam humbur miq. Ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë. Shqipëria është një vend që ka një të kaluar prej 50 vitesh komunizëm dhe është diçka që ne duhet ta kapërcejmë. Ne si familje duhet të ndërtojmë ura dhe të komunikojmë për të ndryshuar perceptimin që kanë njerëz të caktuar për monarkinë dhe atë që përfaqëson dhe çfarë mund të jetë në të ardhmen.

Pyetje: Në këtë vit të vështirë lindi vajza juaj Geraldinë, ky është lajmi më i mirë?

Përgjigje: Unë mendoj se kemi qenë jashtëzakonisht me fat. Lindja e vajzës sonë ka qenë një moment gëzimi i madh për familjen. Tani për tani ne mund të kalojmë shumë kohë me të dhe familjen. Është diçka mahnitëse të jesh baba. Unë gjithmonë isha një nga ata persona që nguroja për idenë e të pasurit fëmijë, por vajza na ka ndryshuar plotësisht jetët tona. Në fakt, tani them: pse zgjati kaq shumë?

Pyetje: Princeshë Elia dhe ju kishit në mendje disa emra, por në fund ju zgjodhët atë të gjyshës tuaj. Ka një histori të bukur pas këtij vendimi që do të dëshironit të na e tregoni?

Përgjigje: Unë mendoj se është një nderim i shkëlqyer për Mbretëreshën Geraldinë, gjyshen time. Ajo ishte jashtëzakonisht e dashur në Shqipëri, pasi ishte një simbol uniteti. Ajo ishte personi i vetëm në familjen tonë që s’mori kurrë një fjalë të keqe nga askush. As nga regjimi komunist. Gjyshja përfaqëson diçka të madhe në familjen tonë sa shpresojmë që edhe vajza jonë të ketë po të njëjtat cilësi që kishte stërgjyshja e saj. Vajza lindi me 22 tetor, në të njëjtën ditë që gjyshja ime ndërroi jetë.

Pyetje: Cilat janë cilësitë më të mira të gruas suaj si Princeshë?

Përgjigje: Elia po bën një punë të shkëlqyeshme me fondacionin “Mbretëresha Geraldinë” që u krijua nga princesha në vitin 2012, me idenë për të vazhduar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë. Fondacioni merret me çështje edukative, mjedisin…etj. Unë do të theksoja forcën e saj për të vendosur themelet në punë, ndaj të cilës ajo është jashtëzakonisht e përkushtuar dhe që ka arritur suksese të mëdha. Një gjë që ajo e ka dhe që unë s’e kisha është se ajo e njeh vendin e saj, njeh njerëzit… Për këtë arsye ajo ka një marrëdhënie më personale me fondacionin, gjë që e bën një organizatë më të afërt dhe më të disponueshme për njerëzit. Ajo është një grua shumë e arsimuar dhe e përgatitur, e cila është gjithashtu një aktore, është e apasionuar dhe e do Teatrin Kombëtar, në këtë institucion, Elia Zaharia ka interpretuar vepra të tilla si “Shtrigat e Salem”, nga Arthur Miller ose “Tre Motrat” nga Çehov. Aftësia e saj për të bindur njerëz të grupmoshave të ndryshme dhe mënyra e të menduarit ndryshe është një forcë që kemi fatin ta kemi në familje.

Pyetje: Për ju është më e rëndësishme përceptimi popullor rreth jush, apo ideja se mund të rikthehet monarkia?

Përgjigje: Ne duhet të ndërtojmë besueshmëri në mënyrë që të meritojmë besimin e popullit shqiptar. Situata politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të merret parasysh, pasi familja mbretërore është e njohur në të dy vendet dhe ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta me Kosovën. Unë besoj se monarkia shqiptare perceptohet si një institucion i unitetit dhe stabilitetit të kombit shqiptar. Çështja monarkike është trajtuar nga parti të ndryshme politike, anëtarë të ndryshëm të Parlamentit dhe vazhdon të trajtohet. Unë nuk dua ta komentoj këtë çështje, por mund të them se duhet ta meritojmë besimin që ata na japin.

Pyetje: Cilat monarki evropiane janë një shembull për ju dhe që mendoni se po bëjnë një punë të mirë?

Përgjigje: Secili vend është një rast specifik, por të gjithë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nëse flasim për Spanjën, mbreti Felipe është një simbol i unitetit, i cili ka jetuar në momente sfiduese dhe ka qenë në gjendje të ketë një zë të fortë. Njerëzit mund t’i besojnë shumë. Unë e admiroj atë thellësisht, pasi në këtë kuptim ai është një simbol.

Pyetje: Mendojmë se ju jeni në dijeni për situatën e vështirë që po kalon mbreti Juan Carlos?

Përgjigje: Po, por nuk dua ta komentoj. Do të ishte gabim nga unë ta bëja këtë.

Pyetje: Prindërit tuaj jetuan për shumë vite në Spanjë. Çfarë ju treguan ata për atë përvojë?

Përgjigje: Ata jetuan për nëntëmbëdhjet vjet dhe të dy arritën të flisnin spanjisht. Të dy e donin vendin. Kaluan një pjesë të madhe të jetës së tyre atje dhe kjo ishte një nga arsyet pse pas martesës time një nga vendet e para që vizitova gjatë muajit tonë të mjaltit ishte Spanja. Ne ishim në Majorca dhe në Madrid. Ishte një përvojë e mrekullueshme, por ato ishin kohë të ndryshme. Prindërit e mij jetuan në vitet ’70, me një atmosferë dhe ide krejt të ndryshme. Spanja që gjeta është një vend i mrekullueshëm, shumë i larmishëm dhe me kulturë; muzikë dhe ushqim të pabesueshëm… ishte një vend që mahnitës dhe ju jeni shumë me fat që jetoni në një vend kaq të bukur.

Pyetje: Ju keni një marrëdhënie shumë të mirë me familjet e tjera mbretërore nga vendet fqinje, të cilat janë në një situatë të ngjashme, pasi monarkia nuk është vendosur atje. Si e vlerësoni punën që ata po bëjnë?

Përgjigje: Unë jam me fat që jam më i riu në moshë krahasuar me familjet e tjera mbretërore, prandaj shfrytëzoj këtë mundësi për të mësuar nga përvojat e tyre, për mënyrën se si ata po punojnë dhe mbrojnë rolin e tyre në secilin nga vendet e tyre. Unë flas shpesh me Aleksandrin e Serbisë, me Mbretëreshën Margaret të Rumanisë dhe Princin Nikolla të Malit të Zi. Gjëja më e rëndësishme është zhvillimi i kontakteve dhe krijimi i një rrjeti informacioni. Ata janë shembuj të qartë të bashkëpunimit dhe se si një familje mbretërore mund të jetë aktive në vendet e tyre përkatëse. Shumë prej këtyre ideve mund të zbatohen në Shqipëri. Unë kam udhëtuar me Presidentin në disa raste, gjithashtu me kryeministrin dhe me opozitën. Një nga idetë që duam të punojmë më intensivisht është të përpiqemi të ndryshojmë perceptimin ndërkombëtar të Shqipërisë, e cila nuk ka një reputacion aq shumë të mirë, por ky nuk është realiteti i vendit, sepse është një nga vendet më të sigurta në Evropë. Është një vend shumë i bukur me një histori të madhe evropiane. Shqipëria duhet të jetë një vend i hapur për turizmin dhe ka shumë ngjashmëri me Spanjën.

Pyetje: Besime të ndryshme bashkëjetojnë paqësisht në vend, ju madje jeni një shembull i mirë për këtë?

Përgjigje: Gruaja ime është ortodokse shqiptare, nëna ime ishte anglikane, babai im një mysliman suni, gjyshja ime ishte katolike, gjyshi im një sufist, duke pasqyruar harmoninë në të cilën jetojmë. Gjyshi im është njohur nga shteti i Izraelit për kontributin e dhënë personalisht, por edhe të popullit shqiptar në ndihmën e dhënë për të shpëtuar familjet hebreje në vitet ’30-të nga nazistët. Është një shembull i pabesueshëm se si një mbret mysliman nga një vend po mysliman u dha strehë dhe mbrojti popullin hebre. Ne jemi i vetmi vend i pushtuar në të cilin asnjë hebre nuk u procedua penalisht. Këto janë histori të panjohura për pjesën tjetër të Evropës, por ato janë pjesë e kulturës sonë.

Pyetje: Ju jeni shumë i ri për këtë lloj pyetje, por unë do të bëj për shkak të asaj që përfaqëson. Si do të doje të kujtoheshe? Cilat janë qëllimet tuaja?

Përgjigje: Shpresoj që në të ardhmen të arrij të përballoj sfidat që do paraqiten. Trashëgimia ime do të varet nga ngjarjet që do pasojnë në të ardhmen, prandaj le ta ruajmë këtë për të ardhmen. Unë dua të paragjykohem për këto ide…Unë jam shumë i ri për këtë. Ka shumë punë për të bërë dhe akoma më shumë punë për të zhvilluar rolin e familjes mbretërore./Re.D/Fjala.al

Burimi: El Confidencial

Të fundit

A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të...

A do të ketë reshje? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar...

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10 viteve. Zonja Hoxha ka renditur...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

Lajme të tjera

Web TV