KPK përjashton nga drejtësia për 15 vite prokuroren e Durrësi Rabiana Halili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili, pas dorëheqjes së saj. Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Prokurorja Rabiana Halili depozitoi kërkesë për dorëheqje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP rreth 10 muaj pasi ndaj saj kishte nisur procesi i vetingut.

Në vendimin e KPK thuhet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur më 30 shtator të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për prokuroren Rabiana Halili, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj.

Një muaj më pas, KLP ka njoftuar Komisionin se Halili nuk ishte ushtruar ankim ndaj vendimit për mbarimin e statusit të magjistratit.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Rabiana Halilin dhe ndalimin e emërimit të saj si gjyqtare, prokurore apo në pozicion tjetër në institucionet e drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë/ Arrestohet shoferi i betonieres

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me...

“Ndryshim rrënjësor për pensionistet”/ Sali Berisha premton ndryshim të skemës

Sali Berisha është shprehur se projekti i Shqipërisë Madhështore do të nisë nga pensionistët. Ai u shpreh se nën drejtimin e qeverisë Rama, të...

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

I dehur në timon, deputeti përplasi makinën në bulevard, SPAK dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa, i cili u përfshi...

Draft raporti për Shqipërinë/Parlamenti Europian ngre shqetësimin për presionet ndaj SPAK

Ndërhyrjet dhe presioni ndaj gjyqësorit shihen si shqetësim në draft raportin për Shqipërinë, dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Materiali që pritet...

Lajme të tjera

Web TV