Kukësi, telashet ulen “këmbëkryq” në fushë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen e së enjtes pasdite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtarët bojkotojnë stërvitjen e së enjtes pasdite, klubi premton zgjidhje të shpejtë. U duk se me fitoren në Kupën e Shqipërisë, teksa mposhti 2-1, Besën e Kavajës në përballjen e vlefshme për turin e 16-shes, e për më tepër, në mungesë të trajnerit Skënder Gega, të vetëkarantinuar për shkak të infektimit me virusin “Covid-19”, më në fund ishte rikthyer paqja tek Kukësi.

Skuadra verilindore i ka humbur dy përballjet e dy javëve të para të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, duke u mundur me të njëjtat shifra, 0-2, përballë dy rivaleve kryeqytetase, Tiranës dhe Partizanit, dhe u duke se fitorja në Kupë i kishte qetësuar disi ujërat. Por gjithçka ka shpërthyer sërish të enjten pasdite, teksa skuadra nuk ka dalë në stërvitje për shkak të pagave.

Prej javësh situata te verilindorët nuk ka qenë aspak e qetë, me një eksod të vazhdueshëm dhe, madje së fundmi është larguar nga skuadra edhe mbrojtësi nga Kosova, Sadik Vitija. Situata nuk është aspak e mirë dhe lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarsisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime pranë klubit verilindor kanë pohuar posaçërisht për Fjala.al se lojtarët kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen e pasdites së të enjtes, në shenjë proteste për mosdhënien e pagave të muajve të kaluar.

Lojtarët janë ulur në fushën e lojës në formë proteste dhe e kanë bërë të qartë se do stërviten dhe luajnë në momentin që do paguhen të gjitha pagat e pa dhëna. Por burimet në fjalë kanë sqaruar se është premtuar që të premten paradite, në llogaritë bankare të futbollistëve të kalojë paga e muajit shtator, që ishte edhe parakusht për rikthimin në stërvitje.

Lexo edhe :  Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Po kështu, është njoftuar edhe një dalje për mediat të premten e zv/trajnerit Rrahman Hallaçi, për të sqaruar gjithë situatën e krijuar, si dhe për të folur në prag të përballjes së radhës, ndeshjes së javës të 3-të të Kategorisë Superiore, kur Kukësi do të jetë mysafir në Durrës për t’u ndeshur të shtunën pasdite me Teutën.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Lajme të tjera

Web TV