Lufta Civile Amerikane, fjalimi i Linkolnit që mbeti në histori

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Më 19 nëntor 1863 pas Luftës Civile Amerikane, presidenti Abraham Linkoln mbajti një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg (1 – 3 korrik 1863). Fjalimi i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti “fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës”.

Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, më 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln.”

Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.
Fjalimi i Linkolnit në varrezat e të rënëve në Gettysburg

“87 vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri, konceptuar në liri dhe perkushtuar në pohimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani ne jemi angazhuar në luftë të madhe civile, provim nëse ky komb ose çdo komb i konceptuar dhe i përkushtuar në këtë mënyrë mund të durojë gjatë.

Ne jemi mbledhur në një fushë-betejë të kësaj lufte të madhe. Kemi ardhur t’ia përkushtojmë një pjesë të kësaj fushe, vend-pushimit përfundimtar për ata që këtu dhanë jetën që ky komb të mund të rrojë. Kjo është krejt e nevojëshme dhe përshtatshme që duhet t’a bëjmë. Por, në një kuptim më të gjërë, ne nuk mund t’a përkushtojmë – nuk mund t’a bekojmë – nuk mund t’a shenjtërojmë – këtë tokë.

Lexo edhe :  Minatorët e Trepçës në grevë

Burrat trima, të gjallë e të vdekur, të cilët luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë, pëmbi fuqisë sonë të pakët për të shtuar apo hequr. Bota pak do të vërë re, pak do të mbajë mend çfarë ne themi këtu, por ajo kurrë nuk mund të harrojë çfarë ata bënë këtu. Kjo është për ne të gjallët, të përkushtohemi për punën e papërfunduar të cilën ata të cilët luftuan këtu deri tani kaq fisnikërisht e avancuan.

Është për ne që të përkushtohemi për detyrën e madhe të mbetur para nesh – që nga këta të vdekur të nderuar të marrim përkushtim në rritje për kauzën për të cilën ata dhanë masën e fundit të plotë të përkushtimit – që ne këtu të vendosim se këta të rënë nuk kanë vdekur kot – se ky komb, nën Perëndinë, do të ketë një lindje të re të lirisë – dhe se qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut.”

l.m/Fjala.al

Të fundit

OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të...

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i adresojë...

Regjistrohen 11 viktima dhe 855 raste të reja në Kosovë

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 viktima dhe 855 raste të reja me...

Jo vetëm për dhimbje koke, ka kaq shumë përdorime alternative të aspirinës

Kush nuk e njeh aspirinën? Është një nga mjetet më të zakonshme për të hequr qafe dhimbjen e kokës sa më shpejt që të...

Hije dyshimi mbi “dëmtimin” e Armando Brojës, është gati për Vitesen në fundjavë

Armando Broja mori shumë minuta, në dy sfidat në fushë të huaj që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në muajin tetor ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Por, këtë...

Lajme të tjera

Web TV