Joshua Ponsford, 23-vjeç është shpallur fajtor nga gjykata e Britanisë së madhe pasi ai ofendoi qenin e tij.
Me një ndalim pesë-vjeçar të pronësisë së kafshëve, i cili nuk mund të apelohet për tre vjet, Ponsfordit iu dha gjashtë javë arrest shtëpiak nga gjykata. Ai gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 funte plus një shtesë prej 90 funte për viktimën.
Në video shihet teksa i riu i bërtet qenit të tij Rottweiler dhe i thotë të hyjë në shtratin e tij dhe të qëndrojë aty pasi ishte i lodhur nga lojërat e tij.
Qeni tashmë ndodhet në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol ku po rehabilitohet./r.g/fjala.al