Shqipëria politike 5 muaj para zgjedhjeve, analisti Frrok Çupi i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur politik Frrok Çupi do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Ai do të bëjë një analizë të zgjeruar politike për situatën që ndodhet Shqipëria pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. Si po funksionojnë mazhoranca dhe opozita?

Si po shkojnë palët në zgjedhje dhe si i vlerëson ai përgatitjet e partive për garën elektorale? A ka një frymë që të ketë një rrotacion politik apo mazhoranca ka mundësi të fitojë mandatin e tretë?

Çupi do të komentojë edhe procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtueseve të UÇK si dhe a janë të sakta akuzat që po i bën mazhoranca kryetarit të PD Lulzim Basha se ai ka bashkëpuanur me UNMIK për të siguruar prova kundër UÇK?

Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë speciale me një nga analistët më në zë pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe analist i gazetës “Fjala”, Frrok Çupi.

Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, Facebook dhe Youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ish-këshilltari i Trump zbulon detajet

Gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Kështu u shpreh në...

Qeveria përgatitet për zgjedhjet e 11 majit, i jep KQZ-së 2.5 miliardë lekë shtesë

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një shtesë fondi prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me qëllim mbështetje financiare për organizimin...

“Partitë e reja të çorientuara”, Çupi i bindur: Ja kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Analisti Frrok Çupi thotë se në Tiranë, pritet një fitore edhe më e madhe e Partisë Socialiste, krahasuar me zgjedhjet paralementare në vitin 2021. Në...

Hulumtimi i thellë i Google: Çfarë mund të bëni me kërkimin me AI?

Mënyra se si i bëjmë kërkimet tona në Google do të ndryshojë. Në epokën e Inteligjencës Artificiale , motori i kërkimit më i përdorur në botë ka lançuar Deep...

“21 Janari, krim kundër njerëzimit”/Çupi: Nëse nuk zbardhet, shteti nuk do të ecë përpara

Analisti Frrok Çupi e cilëson “21 Janarin”, një krim kundër njerëzimit. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u spreh se nëse...

Lajme të tjera

Web TV