“Të shoh nga syri i snajperit”/ Kërcënohet presidenti Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar u arrestua nga pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, për shkak të një dyshimi të bazuar se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi BIA.

I dyshuari akuzohet për përdorimin e rrjetit social Facebook, ndër të tjera, për të njoftuar dhe thirrur drejtpërdrejt për vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai në publikim deklaroi se vazhdimisht po shikonte Vuçiçin përmes snajperit.

Mbi fotografinë të cilën e postoi, shihet Vuçiç, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën.

Vuçiç, unë vetëm të shikoj, e ti nuk e di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes nishanit optik të snajperit”, ka porositur më tutje në publikimin kërcënues.

Siç pretendon BIA, i dyshuari është ndaluar dhe me konsultim me prokurorin kujdestar, do t’i caktohet ndalimi për 48 orë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Lajme të tjera

Web TV