Greqia merr vendimin ekstrem/ Mbyll pjesërisht kufijtë, ndryshon orari i lëvizjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias njoftoi mbylljen e pjesshme të kufijve tokësorë.

Ai theksoi se lëvizjet ndikojnë në masë të madhe në përhapjen e pandemisë, veçanërisht në Greqinë Veriore, e cila kufizohet nga vendet e Ballkanit.

Hardalias njoftoi se hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë, ose për ata që kanë një leje qëndrimi në vend, nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes, si dhe do të lejohet hyrja e kamionëve që përdoren për transport mallërash.

Më hollësisht, Hardalias deklaroi:

Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se barra epidemiologjike nuk është ulur. Transporti kontribuon në mënyrë të konsiderueshme dhe për këtë do të zbatohet sa vijon:

1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian lejohen të kalojnë nga Promachonas, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Për transferime, transiti lejohet 24 orë në ditë.

2) Nga Kakavia lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.

Siç mund të shihet Kakavija është e vetmja pikë kufitare nga ku ata që hyjnë për në Greqi duhet të bëjnë karantinë shtatë ditore, si dhe ka një ndryshim në orarin e hyrjes në shtetin fqinj. Më parë udhëtimi mund të niste në orën 6, tashmë nis në orën 7 të mëngjesit.

3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës. Transferimet do të lejohen 24 orë në ditë.

4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.

Lexo edhe :  Tradhtitë e Elvis Presley, ish-bashkëshortja: E kam falur, i bënin shumë oferta

5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.

Përveç kësaj, të gjithe qytetaret qe kërkojnëte hyjne ne Greqi duhet te kene me vete nje PLF dhe një test negativ per maksimumi 72 ore.

Të gjithë hyrësit do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferët e kamionëve do të merren mostra.

Hardalias tha gjithashtu se: “Bazuar në të dhënat e javës së ardhshme, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme. Por nuk duhet të bëjmë asnjë hap prapa ”.

Më tej ai u shpreh se: “Nuk ka asnjë tregues ose provë të mbingarkesës në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje. Në asnjë rast nuk konfirmohen faktet e hetimit që ju i referoheni “.

Greqia ka shënuar 2581 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

Lajme të tjera

Web TV