Instituti i Vjenës përkeqëson parashikimin për ekonominë e Shqipërisë

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria do të jetë e ngadaltë dhe do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa aplikuar masat bllokuese, si dhe nga vazhdimi i mbështetjes me masa nga qeveritë.

Në parashikimet e reja Instituti i Vjenës raporton se, ekonomia e Shqipërisë do të shënojë rënie me 6.4 për qind nga -5 për qind që ishin parashikimet e majit 2020, ndërkohe që ka rritur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë në vitin 2021 me 0.8 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen.

Në Rajon rënien më të madhe të ekonomisë pritet ta ketë Mali i Zi me 9 për qind për shkak të varësisë së lartë nga turizmit, Pas Malit të zi e dyta në rajon për thellësinë e rënies është Shqipëria dhe më pas Maqedonia. Më butë do të jetë rënia për Serbinë, pasi ekspertët e Vjenës parashikojnë një tkurrje me 2 për qind.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se shumica e ekonomive në Europën Lindore i rezistoi valës së parë të pandemisë më mirë sesa Evropa Perëndimore, por shumë ekonomi në rajon si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria i ndjenë më shumë pasojat për shkak ekspozimit të lartë ndaj sektorit të turizmit.

Mirëpo vala e dytë përshpejtuese e pandemisë solli rivendosjen e bllokimeve, të cilat mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm, duke e bërë të sigurt tashmë rënien e thellë.

Ekonomistët e Vjenës besojnë se, perspektiva afatmesme është jashtëzakonisht e pasigurt. Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 4.5% këtë vit, rajoni duhet të rritet me 3.1% në 2021 dhe me 3.3% në 2022.

Në këtë skenar vetëm Lituania, Serbia dhe Turqia do të arrijnë nivelet e 2019 para vitit 2022, ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria do të duan më shumë kohë.

Lexo edhe :  Rama e nis ditën me një lajm të rëndësishëm për fermerët: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa

Përveç potencialit për bllokime më të rrepta në muajt e dimrit, pandemia do të lërë pasoja afatgjata në konsum, duke i çuar në depresion disa shërbime, të tilla si aviacioni, hotelet dhe rekreacioni.

Instituti i Vjenës këshilloi se, mbështetjet e mëtejshme nga qeveritë janë të nevojshme në të gjithë rajonin.

Pas heqjes së masave bllokuese në tremujorin e tretë tregtia me pakicë u rrit e nxitur nga blerjet e munguara gjatë bllokimit, dhe zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit rifilluan funksionimin.

Megjithatë, nivelet e para krizës së aktivitetit ekonomik nuk janë arritur. Përveç kësaj, vala e dytë e pandemisë, e cila filloi në shumë vende të CESEE në shtator, ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e sistemeve të kujdesit shëndetësor për të përballuar numrin në rritje të shtrimeve në spital.

Në skenarin bazë, i cili supozon se një vaksinë do të frenojë pandeminë pa nevojën e bllokimeve të gjata, ekonomitë e CESEE parashikohet të rriten mesatarisht me 3.1% në 2021 dhe 3.3% në 2022./Monitor

l.m/fjala.al

Të fundit

Anglia jep lajmin e mirë: Vaksina mbërrin për disa orë

Vaksina do të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar për disa orë. Kjo ka qënë deklarata e zv-shefit të përgjithshëm mjeksor,...

Në Angli japin lajmin e shumëpritur: Vaksina e ‘Pfizer’ mbërrin brenda disa orësh

Zv/shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam dha lajmin  e mirë se vaksina e Pfizer për COVID-19 mbërrin brenda disa orësh në ishull. “Ne presim që...

Serbët përdhunuan edhe burra, dëshmia ‘rrëqethëse’ e të mbijetuarit (VIDEO)

Tridhjetë e një burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë...

Gjobiten 690 qytetarë për mosmbajtje maske, ndëshkim me nga 5 milion lekë për 2 organizatorë të një tubimi në Dibër

Policia e Shtetit ka vijuar me ndëshkimet e qytetarëve që nuk zbatojnë masat kufizuese Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, Policia e Shtetit...

Covid-19/ 782 raste të reja dhe 13 viktima në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 782 raste të reja dhe 13 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Njoftimi i ministrisë: Ministria...

Lajme të tjera

Web TV