Numri i viktimave nga Covid-19/ Basha këmbëngul: Kemi kopjet tona për fshehjen e tyre, Prokuroria të reagojë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk lëkundet nga pretendimet e tij se shifrat e vdekjeve nga Covid-19 janë fshehur.

Në një deklaratë për media, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Basha deklaroi se numri i viktimave është fshehur dhe ky nuk është një denoncim i PD, por i personelit shëndetësor.

Sipas tij, Prokuroria duhet të veprojë menjëherë, pasi Rama po merr kohë për të manipuluar provat.

“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Lexo edhe :  U vaksinuan me dozën e Pfizer për Covid-19/ 13 izraelitë pësojnë paralizë në fytyrë

Mbrëmjen e së enjtes, kryedemokrati tha se për periudhën mars-tetor kanë ndërruar jetë 923 persona nga Covid-19, nga 599 që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë. Pas kësaj deklarate pati reagime të forta nga qeveria dhe mjekët, të cilët paralajmëruan se do të denoncojnë kreun e PD.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Aksidenti në Tiranë, e mitura u përplas nga makina në derë të shtëpisë! Shoferi u arratis

Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është...

“A ma nxeht mrena a jashtë?”/ Këngëtarja shqiptare ndez rrjetin

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica është një figurë mjaft e dashur për publikun. Me zërin dhe projektet e saj muzikore ajo ka arritur të...

Ndodh mrekullia, foshnja gjendet e gjallë 3 ditë pasi avioni u rrëzua në det

Ne mes te nje tragjedie, ka ndodhur nje ngjarje e mrekullueshme. Nje foshnje eshte gjetur e gjalle ne det tri dite pas rrezimit te...

Skandali me Sanitaren/ Prokuroria ‘hyn’ në Spital, dyshohet për skemë zhvatjeje me mjekë e infermierë të përfshirë

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet mbi personelin shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milion...

Dukej si më i urti/ Habit Mevlani: Zakonisht kërkoj seks në takimin e parë

Mevlan Shaba apo i njohur si Mevlani i Për’puthen ishte i ftuari i rradhës në “AfterParty” me Luana Vjollcën në kanalin e saj në...

Lajme të tjera

Web TV