Kush na i vret të gjallët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Frrok Çupi

Ja, këta janë; më duket se këta janë ata katër djemtë:  Almir Haliloviç, Sakib Kiverić, Emin Mustafić dhe Fuad Ðozić, nga 12 deri 18 vjeç… I gjetën nën trupat e 1200 burrave të therur në fushën e vrasjes… ‘Fusha e vrasjes!’ në Branjevo… E tmerrshme, toponim i kohës, si të thuash në ‘fushën e barit të thatë’. Të katër dolën për mrekulli të gjallë, të mbuluar me gjakun e burrave të therur…. Pastaj nuk ishin më të gjallë dhe tani numërohen mes 1000 burrave dhe djemve të zhdukur në Srebrenica, viti 1995.

Kush i vrau të gjallët?

Një burrë që kulloste bagëtitë i nxori të katër, zhytur nën pirgun e të vdekurve, i ushqeu me diçka që i ndodhi dhe i strehoi nën një mollë. Por ata nuk ishin më, dikush i tradhtoi.

Gjatë pesë ditëve, në korrik 1995, ushtria serbe vrau 8000 boshnjakë. Tragjedia e Bosnjës hyri në histori si gjenocidi dhe si tragjedia më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1992 deri në vitin 1995, të paktën 296 fshatra boshnjakë u zhdukën nga harta. Në kremtimin e fundit të tragjedisë, si një ‘fitore’ e njerëzimit, u sollën 33 mijë viktima që sapo u gjetën dhe u dërguan në varreza; 1200 të tjerë janë akoma të pa gjetur.

Kështu zbulohen vit pas viti dhe shfaqen si ‘fitore’ të njerëzimit’ mijëra trupa që nuk ishin gjetur. Në gjithë Ballkanin, thuajse; sidomos në Kosovë ka ende trupa të pagjetur, dëshmi të pa dëshmuara, shifra të paqarta… Në masakrën e Raçakut, 15 janar 1999, ata vranë 45 burra të fshatit. Një i mbijetuar dëshmon: ‘Bastisën të gjitha shtëpitë, pastaj nisën torturat. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, burrat i marrin dhe në rresht për një i nisin në drejtim të vendit që quhet ”Gropa e Bebushit”. Aty qëlluan 24 burra dhe i mbuluan në një gropë’.

 

Dikush na i vret të gjallët… Kam frikë se hap pas hapi e vit pas viti, akuza për vrasjen do t’u vishet të vdekurve, dhe do të pyesim ‘kush na i vrau?’… Na i vranë të vdekurit’- do të përgjigjemi. Ja gjëja më e thjeshtë: Në Hagë po gjykohen komandantët e luftës për lirinë e Kosovës. Kur bëhej lufta, këta ishin ‘të vdekur’, sepse e kishin dedikuar veten për të vdekur për lirinë. Ndërsa tani na dalin sikur këta ‘kanë vrarë’, por agresorët, makina ushtarake shtetërore…, nuk kanë asnjë akuzë. Kush do të akuzojë në Krushë të Madhe? Kanë kaluar 21 vjet, ne humbim dëshminë tonë dhe grindemi me njëri tjetrin. Ose disa edhe i shërbejnë xhelatit. 105 burra shqiptarë u vranë nga forcat serbe në 26 mars 1999. I vetmi dëshmitar i masakrës është Milaim Bellanica. Ai mori guximin që të filmonte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdoreshin kundër ushtrisë serbe. Por me sa duket dëshmia u keqpërdor dhe tani ka humbur. Bellanica ka akuzuar Lul Bashën, kryetar i opozitës në Tiranë. Edhe Latif Gashi, një luftëtar i UCK e ka akuzuar për ‘tradhti’.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale do kryejë tenderat publikë/ Rama: Neutralizojmë burime të mëdha

Po kush na i vret tanët, vallë? Apo tanët vrasin tanët?

Jo vetëm kaq, besoj se është një gjë më e thellë: Të gjallët e sotëm  kanë vrarë të gjallët e djeshëm.

Në Ballkan aplikohet e njëjta teknologji:

Ratko Mlladic, ‘i quajtur edhe si ‘Kasapi i Ballkanit’ ka urdhëruar vrasjen e 8000 njerëzve në pesë ditë, pushtoi 3 vjet qytetin boshnjak dhe shkaktoi vdekjen mizore të 10 mijë njerëzve nga uria dhe tmerri. Ai ka marrë peng edhe personelin e Kombeve të Bashkuara. Por ndërsa viktimat e tij po mblidheshin nga varret kolektive, ai akoma ishte i lirë; nga viti 1995 kur kreu murtajën, u akuzua vetëm në vitin 2011.

A është drejtësia që po na i vret të gjallët?

Drejtësia nuk është vendosur akoma në Hagë. Gjykata Ndërkombëtare, pasi gjykoi Mlladiç, deklaroi se ‘ky është i fundit’ që gjykohet nga lufta. Sipas drejtësisë, nuk ka më fajtorë për vrasjet… Por vrasje ka, edhe viktima ka. Prapë dikush i vret të gjallët. Serbët akoma e mbajnë Mlladiçin si ‘Hero’ të tyre. Janë ngritur shumë spekulime se drejtësia punon me vrasësit. Pse janë thërritur sot në Hagë komandantët shqiptarë që luftonin kundër ‘kasapëve’? Avokati amerikan Christofor Hale tha se ‘drejtësia është ende larg që të sigurojë një paqe të qëndrueshme’.

Të gjitha kanë ndodhur në sy të botës; megjithatë asnjë nga misionet ndërkombëtare nuk mbeti martir në Bosnjë.

Çfarë bënë ndërkombëtarët e gjallë atëherë…, ose edhe sot? Fëmijët, kudo  rendën të gëzuar sa panë ndonjë tank me mbishkrimin ‘UN’. Po a kishte arsye? Kada Hotic, një nga ata pak që i mbijetuan tmerrit, ka dëshmuar çfarë ndodhi në sy të trupave ndërkombëtarë: ‘’Foshnja qau në autobusin që transportonte gra. Ushtari serb ia mori fëmijën nënës dhe i preu fytin. Unë dhe ushtari holandez e pamë… Atë natë, një ekip shëndetësor holandez, ndeshi dy ushtarë serb që përdhunonin një grua… Nuk ndodhi gjë, veçse ajo u çmend’.

Prapë do të pyesim, ndoshta një jetë: ‘Kush na i vret të gjallët?’.  Të katër djemtë: Almir Sakib, Emin e Mustafiç, që në fillim, u vranë pasi dolën të gjallë nga pellgu i gjakut. Në vend të këtyre emrave mund të themi shqiptarët tanë: Ukshin Hoti, Zahir Pajaziti, Fehmi Agani, Adem Jashari dhe 2500 martirët e tjerë në Kosovë…

Ishin të gjallë, mbetën vetëm emra./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV