Nëna në koma e infektuar me Covid, sjell në jetë vajzat binjake

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Një mrekulli në kohë pandemie mund të konsiderohet rasti i një gruaje në gjendje kome dhe me koronavirus, që solli në jetë dy vajza binjake.

Ngjarja ka ndodhur në një spital të Birmingham, në Britaninë e Madhe.

Perpetual Uke, konsulente e reumatologjisë në qytetin e Birmingham-it, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars.

Më pas u shtrua në terapi intensive, me ventilator dhe u fut në gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar atë të rikuperohej.

Foshnjat lindën me prerje cezariane, më 10 prill ndërsa ishin 26 javëshe. Sochika Palmer peshonte vetëm 770g (27oz) ndërsa motra e saj, Osinachi Pascal, peshonte 850g (30oz).

Gruaja qëndroi në koma edhe për 16 ditë të tjera.

“Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja që gruaja ime të mos ishte në mesin e atyre që kanë vdekur,” tha burri i Dr Uke Matthew.

Nëna e katër fëmijëve tha se zgjimi dy javë pas lindjes “ishte i pabesueshëm” dhe megjithëse stafi i spitalit tha se binjaket ishin të saj, ajo “nuk e besoi” atë.

“Kur më treguan fotografitë, ato ishin aq të vogla, sa nuk dukeshin si qenie njerëzore, nuk mund të besoja se ishin të mitë”, tha ajo.

Binjaket u larguan nga spitali pasi kaluan aty 116 ditë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kur ka pasur tradhti…”! Dj Vin Veli flet pas 3 vitesh për ndarjen me Bora Zemanin

Tre vite më parë bëri bujë në media lajmi i ndarjes së Bora Zemanit dhe Vin Velit. Çifti për...

Djali i madh i Trump infektohet me Covid

Djali më i madh i presidentit në detyrë të SHBA, Donald Trump Jr, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas agjencisë Bloomberg, djali i Donald Trump...

Rimbursim i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit

Qytetarët të cilët janë gjobitur në shtetet e huaja gjatë periudhës së izolimit, nga data 1 mars deri më 1 qershor për tejkalimin e...

Nëna në koma e infektuar me Covid, sjell në jetë vajzat binjake

Një mrekulli në kohë pandemie mund të konsiderohet rasti i një gruaje në gjendje kome dhe me koronavirus, që solli në jetë dy vajza...

Lajme të tjera

Web TV