Trajneri Grima publikon listën për ndeshjet me Qipron dhe Portugalinë

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima, ka dalë të shtunën në konferencë për shtyp për të publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet e fundit eliminatore të EURO 2021 ndaj Qipros në Shkodër më datë 27 nëntor dhe Portugalisë në fushë të huaj më 1 dhjetor 2020.

Për këto dy ndeshje të vlefshme për Grupit E, trajneri Grima ka grumbulluar 21 lojtarë, të cilat, duke nisur nga e hëna do të grumbullohen dhe stërviten në Shkodër. Ndeshja me Qipron do të zhvillohet ditën e premte në orën 14:00 në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Në fjalën e tij para mediave Grima theksoi se ndeshja me Qipron është një ‘detyrim’ për vajzat e tij. “Ne patjetër që ndeshjen me Qipron pretendojmë që ta fitojmë, – ka thënë ai. –

Mendojmë që i kemi mundësitë dhe kapacitetet për ta kalojmë këtë ndeshje në favorin tonë.”

Normalisht edhe ndeshja me Portugalinë është ndeshje që ne na lë hapësira për të menduar që të shkojmë për një rezultat pozitiv“, – shprehet Grima, që më pas ndalet te gjendja e skuadrës. “Të hënën i grumbullojmë vajzat dhe aty do të shohim edhe gjendjen fizike të çdo lojtarë je, – ka sqaruar shkodrani i stolit kuqezi të vajzave. – Kemi probleme, nuk është vetëm problem që kemi pas me Arbionën por kemi edhe disa probleme me vajza të tjera.”

Sidoqoftë, do t’i shohim nga afër gjërat dhe gjendjen fizike të vajzave, ka vijuar Grima. – Covid 19? Është e vërtetë që jemi në një kohë, po them të çuditshme me këte epidemi. – Edhe ne normalisht kemi marrë masat tona, kjo është lista paraprake. Përveç kësaj kemi edhe listën rezervë që për çdo gjë të papritur të jemi të gatshëm për të njoftuar vajzat e tjera për t’i pasur pranë ekipit”.

Lexo edhe :  Mezani: Gjilani, një përvojë e paharrueshme, krenar për Evropën, keqardhje për sezonin

Trajneri ndalet edhe te rrugëtimi në këto eliminatore. “Unë mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë, – ka thënë ai. – Nuk mund të them shumë të mirë, por të mirë, të kënaqshme. Kemi paraqitur futboll stabil, nuk jemi më ai ekipi që kemi luhatje nga më të ndryshmet. Jemi një ekip i qëndrueshëm, japim lojëra të mira, jemi munduar të marrim rezultate të mira dhe besoj që edhe për tifozët ka qenë një ekip simpatik dhe i bukur për t’u parë në fushë.

Çdo fitore në këto momente për futbollin e femrave është shumë, sepse nuk është vetëm pjesa që ne duhet të kualifikohemi. Ne duhet t’i ngjisim shkallët avash-avash për të shkuar tek ai pretendim. Por në këto momente që është futbolli i femrave në Shqipëri, besoj që çdo fitore është shumë, për çdo vajzë që luan futboll. Moralisht është shumë e mirë, por normalisht edhe pikët janë shumë të mira sepse na ngjisin që vitin tjetër të kemi edhe një vend më shumë në kualifikim.”

Në fund edhe një pyetje për repartin e mbrojtjes. “Në mbrojtje jemi të kushtëzuar edhe nga vajzat që luajnë në këtë repart. Gjithsesi besoj që jemi të stabilizuar, nuk jemi më si në fillimet tona që kemi pasur probleme shumë në pësimin e golave.

Besoj që jemi stabilizuar dhe kemi një repart të mirë, ku dihet që me ekipet kundërshtare që kemi në shumë të forta, dihet që pesha kryesore shkon te mbrojtja. Dhe nuk është se ne gabojmë veç te mbrojtja, te reparti i mbrojtjes por gabimet shkojnë bashkarisht me mesfushën dhe i gjithë ekipi kur gabojmë”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të vajzave, Armir Grima./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Në Angli japin lajmin e shumëpritur: Vaksina e ‘Pfizer’ mbërrin brenda disa orësh

Zv/shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam dha lajmin  e mirë se vaksina e Pfizer për COVID-19 mbërrin brenda disa...

Serbët përdhunuan edhe burra, dëshmia ‘rrëqethëse’ e të mbijetuarit (VIDEO)

Tridhjetë e një burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë...

Gjobiten 690 qytetarë për mosmbajtje maske, ndëshkim me nga 5 milion lekë për 2 organizatorë të një tubimi në Dibër

Policia e Shtetit ka vijuar me ndëshkimet e qytetarëve që nuk zbatojnë masat kufizuese Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, Policia e Shtetit...

Covid-19/ 782 raste të reja dhe 13 viktima në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 782 raste të reja dhe 13 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Njoftimi i ministrisë: Ministria...

Agjencitë europiane sugjerojnë heqjen e karantinës për udhëtimet deri në 72 orë

Dy agjenci të Bashkimit Evropian kanë sugjeruar se pasagjerët të cilët do të qëndrojnë diku më pak se 72 orë, nuk e kanë të...

Lajme të tjera

Web TV