Trondisin shkencëtarët, krijojnë biftek njeriu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar biftek duke përdorur qelizat dhe gjakun njerëzor. Bifteku është prezantuar nën sloganin “kultivoni veten tuaj”.

Bifteku aktualisht është vetëm një prototip, dhe i projektuar si një vepër arti, por ai është një copë mishi i vërtetë i rritur nga qelizat njerëzore. Megjithatë, kultivuesit e tij kanë ofruar sigurinë se koncepti nuk është  “teknikisht” kanibalizëm.

Vepra është emëruar “Ouroboros Steaks”, dhe ngjan më ikonën e një gjarpri që ha veten. Krijimi është nominuar për çmimin ‘Dizajni i vitit” nga Muzeu i Dizajnit në Londër 2020.

Ekipi krijues kishte përdorur qelizat kërkimore të ruajtura Koleksioni Amerikan i Kulturës së Indeve. Ato i kishin rritur në një serë kërpudhash në kushte të ngrohta për 3 muaj, duke i ushqyer me serume njerëzore nga dhurimet e gjakut të skaduara.

Produkti që rezulton janë biftekë njeriu, të ruajtur në rrëshirë dhe të ekspozuar në Muzeun e Dizajnit dhe Muzeun e Artit të Filadelfias.

Dizajnerët thanë se ata kanë zhvilluar një koncept për të nxjerrë në pah kufizimet aktuale me mishin e rritur në laborator përgjithësisht, dhe dëmin që iu bëhet kafshëve. Artisti i projektit Orkan Telhan është shprehur për revistën Dezeen se “në të ardhmen, dikush do të jetë në gjendje të përballojë mish kafshësh dhe dikush mund të mos ketë mundësi tjetër përveç se të kultivojë mish nga vetvetja…”

Ndërsa asnjë mish i rritur në laborator nuk është miratuar ende për shitje në ndonjë vend, koncepti tashmë ka nxitur një interes të konsiderueshëm.

Ky treg, aktualisht vlerësohet në rreth 155 milionë Paund, një shifër që pritet të arrijë 431 milionë Paund në pesë vitet e ardhshme.

Të fundit

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike....

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

Lajme të tjera

Web TV