Balla: Masat lehtësuese të qeverisë kanë zbutur efektet negative të pandemisë tek biznesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan takime me bizneset e vogla në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, e njohur ndryshe si zona e Fushë Mbretit.

Balla ndau dy lajme të mira për bizneset e kësaj zone.

Së pari nisjen e rikonstruksionit total të rrugës “Iljaz Kosova”, rruga kryesore e lagjes “Skëndërbej”, e cila do ta shndërrojë krejtësisht zonën dhe do t’i japë frymëmarrje biznesit.

Projekti i Bashkisë së Elbasanit është financuar nga qeveria shqiptare dhe tashmë nis investimi, i cili do të bëhet sipas të gjitha parametrave të kërkuara, duke përfshirë kanalizime, ndriçim e gjelbërim.

Prej shumë kohësh banorët e Fushë Mbretit e kishin kërkuar këtë rrugë e cila gjithashtu do të përfshijë edhe qendrën e lagjes, duke u kthyer në një miniqytezë në pjesën jugperëndimore të Elbasanit.

Lajmi i dytë i mirë që Balla ndau me ta është zerimi i taksave, duke nisur që nga 1 Janari i vitit 2021.

“Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria do të çlirojë tërësisht bizneset nga tatim fitimi dhe TVSH-ja.

Pavarësisht vitit të vështirë që pandemia ka krijuar në të gjithë botën, masat lehtësuese të qeverisë kanë zbutur efektet negative tek biznesi”, tha Balla./r.g/fjala.al

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV