Humb jetën këmbësori në Fier, tre viktima në pak orë nga aksidentet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tre person kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm në pak orë.

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele ne Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 59-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç.

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 68-vjeçar në Tiranë dhe një këmbësor në Lezhë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Formula 1, Ekleston: Hemilton-“Mercedes”, shumë zhurmë për asgjë… thjesh “shou”

Ende nuk po ka “tym të bardhë” sa u përket lajmeve të shumëpritura për të apasionuarit e Formulës 1,...

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë. Në lidhje me këtë...

Djarmati sqaron merkaton e Vllaznisë: Presim Gjinon, Sise na pëlqen, Dunga e Hoxhaj nuk ikin

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores e shkëputur plot 9 pikë nga ndjekëset më të afërt dhe, natyrshëm, ka besim dhe entuziasëm në kampin shkodran...

Dinamo / Fabricio Mikoli: Kjo, një përvojë e re për mua, skuadra më pëlqen

Por si ish-futbollisti i Interit, ashtu edhe ndihmësi i tij, ish-futbollisti në të tjera i Juventusit dhe përfaqësueses axurre, duket se e kanë këtë...

Dinamo / Moriero: Ky, basti i jetës sime, suksesi arrihet me përunjësi

Françesko Moriero e pohon se Dinamo është basti i jetës së tij, për të ringjallur karrierën si trajner, teksa si futbollist mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV