Ndarja nga jeta e regjisorit Muharrem Fejzo/ Mevlan Shanaj: Lamtumirë mik i miqësisë së qeshur!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Artisti i njohur Mevlan Shanaj ka reagur pas ndarjes nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shanaj shkruan se sot i iku ekranit shqiptar në burrë i pashëm mendje hapur dhe një mik i miqësisë së qeshur. Mes të tjerash Shanaj shkruan se i kishte premtuar regjisorit se do ti bënte një pikturë.

“Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë! Emër i pasur me vepra! Regjisor i filmave: Mësonjëtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkautor) e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i pastër, sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzëqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarë ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësisë së qeshur”, shkruan ai.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare teksa ishte i shtruar në një spital në Itali pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë që mendohet se ishte prekur dhe nga Covid-19./r.g/Fjala.al


Të fundit

Shokon Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet tona dhe çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dy ditë më parë (21 prill 2021) ku mbeti i vrarë me armë...

Gjesti i turpshëm para grave dhe vajzave, ja si justifikohet Lulzim Basha

Bëri 'xhiron' dje në rrjetet sociale një video e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, teksa bënte një gjest aspak të hijshëm, në sy të qindra grave...

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Rama tregon arsyet se përse duhet mandati i tretë

Partia Socialiste mbylli fushatën për Qarkun e Tiranës, tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Kryeministri Edi Rama tha se mandati i tretë duhet...

Lajme të tjera

Web TV