Një vit nga vjedhja spektakolare në Dresden, arrestohen tre të dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një viti policia ka arritur të arrestojë disa persona të cilët akuzohen për vjedhjen e stolive të çmuara në Dresden vitin e kaluar, por nga stolitë ende mungon çdo gjurmë.

Një vit pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive nga Kupola e Gjelbër në Dresden forcat speciale në Berlin arrestuan tre nga të dyshuarit për këtë krim. Të arrestuarit i përkasin një klani kriminal arab në Berlin dhe i përkasin së njëjtës familje.

Klani në fjalë dyshohet se është përgjegjës edhe për krime të tjera të mëdha, si p.sh. për vjedhjen spektakolare të një monedhe ari 100 kilogramëshe në vitin 2017 nga Muzeu Bode në Berlin.

Në kështjellën Residenz në Dresden vjedhësit hynë në Kupolën e Gjelbër më 25. nëntor 2019 dhe vodhën brenda disa minutash nga një vitrinë disa koleksione stolish dhe arturinash me gurë të çmuar, perla e diamante të mbretëreshave saksone.

Ndër objektet e vjedhura bën pjesë edhe një shpatë e zbukuruar me mbi 770 diamante.

Stolitë mall i preferuar për grabitësit

Historiania e artit Ulli Seegers, e cila ka drejtuar prej vitesh degën gjermane të Regjistrit të Humbjeve të Artit (Art Loss Register), tha në një intervistë për DW se diamantet janë ndër objektet mjaft të kërkuar artistike të grabitura, sepse vlera e tyre materiale është e pamasë.

Ndryshe nga pikturat diamantet është e vështirë të njihen, sepse ato “mund t’i shkatërrohen lehtësisht dhe t’i ndash në copë të vogla”. Sipas Seegers numri i zbulimit të rasteve të vjedhjeve të stolive është më e ulët sesa i rasteve të tjera të vjedhjeve të veprave të artit./dw

Të fundit

Kthehet në Egjipt statuja e vjedhur e Ramses II

Një statujë 3,400-vjeçare që përshkruan kokën e Ramesses II është kthyer nga Zvicra në Egjipt pasi u vodh dhe...

Bllokohen më shumë se 100 balena në Australi, ekspertët thonë se mund të eutanizohen

Ekspertët po nxitojnë për të shpëtuar rreth 140 balena që u bllokuan në ujërat e cekëta të një grykëderdhjeje në shtetin jugor australian të...

Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën...

Pensionet në rrezik? Ekspertët ngrenë alarmin: Për një pensionist sot kontribuon vetëm…

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në vitin 2015, për të mbuluar...

Përplasje në Parlamentin grek/ Deputeti zbardh detajet, mohon të ketë goditur kolegun

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një...

Lajme të tjera

Web TV