Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Rama: Ishte antikomunist i paepur, kishte distancë ideologjike me PS

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së ish-zv kryeministrit dhe ish-zv/ministrit të Brendshëm Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kopliku ishte një figurë e çmuar dhe pse ai nuk kishte pasur kurrë mundësinë ta takonte nga afër, por vetëm në WhatsApp.

Ndër të tjera Rama thekson se Kopliku ishte liberal i djathtë dhe antikomunist i paepur, ndërsa shtoi se nuk kishte guxuar kurrë që ta pyeste se për kë votonte.

“💐HOMAZH

BASHKIM KOPLIKU u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin vrastar. Nuk u takuam dot asnjëherë, por ishim bërë miq përmes whatsapit, ku ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opionionit e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike.

Bashkimi ishte një liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist dhe ndarja e tij me Partinë Demokratike, për të cilën kontribuoi fuqishëm në vitet e rrëmujshme pas krijimit të saj, ishte përveçse një refuzim thuajse përbuzës ndaj gjithçkaje mishëronte lideri i saj historik, edhe një mospajtim themelor me mungesën totale të identitetit të PD si parti e djathtë.

Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën. Ai ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, me virtytin e koherencës mes si fliste e si jetonte, burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatike, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës.

Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit, mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri, me të cilin mbetesh përgjithmonë në një lidhje të pakonfirmuar.

U prehsh më në fund në paqe miku im🙏”/r.g/fjala.al

Të fundit

Formacionet/ Daja merr frymë lirisht për zgjedhjet, Dede “i mban kartat pranë gjoksit”

Ndërkohë që Partizani ka vazhdon përgatitjet për derbin kundër Tiranës dhe në prag të ndeshjes derbi, të kuqtë kanë...

Partizani/ Daja: Nuk e vendos derbi se cila skuadër do ta sfidojë Vllazninë kryesuese

Do të jetë Partizani pritës të enjten, në derbin e madh të kryeqytetit ndaj Tiranës, që do të zhvillohet në orën 18:00 në Stadiumin...

“ Joe , ti e di që un fitova” mesazhi në letrën që Trump i la Biden

“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit...

Nuk do ta besoni dot! Shikoni çfarë ndodh në Parlamentin Europian

Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson, ka habitur në Parlamentin Europian, ku gjatë një pushimi në një seancë plenare,...

Biden president i SHBA-së /Balla: Një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimin dhe shtetin e pavarur të Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV