S’ka më vende për viktimat e Covid, Garda i vjen në ndihmë morgut në Teksas

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Trupat kombëtare të Gardës së Teksasit janë vendosur në qytetin El Paso, për t’i ardhur në ndihmë morgut të tejmbushur, teksa vendi po përballet me një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19.

Divizioni i Teksasit për Menaxhimin e Emergjencave tha në një deklaratë për media se autoritetet kanë vendosur të dërgojnë një ekip prej 36 personash të Gardës Kombëtare të Teksasit për të siguruar ndihmuar në procedurat mortore.

Kryebashkiaku i qytetit Dee Margo tha se me rritjen e infeksioneve, pritet edhe rritja e numrit të vdekjeve. Ushtria Teksase tani do të sigurojë “personelin kritik” për të kryer “planin e menaxhimit të fatalitetit” të qytetit, deklaroi ai.

Autoritetet në El Paso kanë përcaktuar tashmë një vend të ri, me hapësira shtesë për morgun.

Kaq shumë njerëz kanë vdekur së fundmi, sa që morgu ka postuar njoftim për vende të reja pune. Aktualisht 300 pacientë janë në trajtim intensiv vetëm në El Paso, ndërsa shumë pacientë po nisen drejt spitaleve në qytete të tjera, për shkak mungesës së shtretërve.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Partizani/ Daja: Nuk e vendos derbi se cila skuadër do ta sfidojë Vllazninë kryesuese

Do të jetë Partizani pritës të enjten, në derbin e madh të kryeqytetit ndaj Tiranës, që do të zhvillohet...

“ Joe , ti e di që un fitova” mesazhi në letrën që Trump i la Biden

“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit...

Nuk do ta besoni dot! Shikoni çfarë ndodh në Parlamentin Europian

Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson, ka habitur në Parlamentin Europian, ku gjatë një pushimi në një seancë plenare,...

Biden president i SHBA-së /Balla: Një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimin dhe shtetin e pavarur të Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden. Përmes një...

E papritura/Para se të largohej nga detyra, Trump zgjati mbrojtjen e Shërbimit Sekret për fëmijët e tij

Përpara se Donald Trump të largohej nga detyra, ai nënshkroi një memorandum që shtrin mbrojtjen e Shërbimit Sekret të SHBA me gjashtë muaj për...

Lajme të tjera

Web TV