Meta sheh për herë të parë Dhiatën e Re të përkthyer në shqip: Ka domethënie të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka parë për herë të parë në origjinal, Dhiatën e Re, të përkthyer në shqip me gërma latine, në vitin 1872, nga Konstandin Kristoforidhi.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit ka treguar përshtypjet e tij, ku thotë se ky libër pavarësisht se ka përmbajtje fetare ka një domethënie të madhe historike.

Shumë i lumtur, që në bibliotekën e jashtëzakonshme të Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit në Mbigur, të shihja për herë të parë në origjinal, Dhiatën e Re, të përkthyer në shqip me gërma latine, në vitin 1872, nga Konstandin Kristoforidhi, një nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare.

Ky libër, pavarësisht përmbajtjes fetare, ka një domethënie të madhe historike për ne shqiptarët, sepse është një pararendës i gjuhës letrare shqipe, që do të shkruhej me Alfabetin e njehsuar, të miratuar dekada më vonë në Kongresin e Manastirit.

E falënderova përzemërsisht vëllazërinë e murgjëve të këtij manastiri, që kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në rajon, pavarësisht përkatësisë kombëtare. Mirënjohje për At Dositej, i cili më shoqëroi në këtë vizitë dhe në veçanti për faktin se e fliste shumë mirë gjuhën shqipe”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pak orë para “Prime”, Egla dhe Juli debatojnë ashpër: S’jam si puna jote që vetëm…

Pak orë para “Prime”, në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debatet. Teksa ndodheshin në oborrin e...

Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me ketë rast, sot në pistën...

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të Konsumit të INSTAT, Gushti i...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Lajme të tjera

Web TV