Polonia inauguron pishinën më të thellë në botë: 45.5 metra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pishina më e thellë në botë këtë fundjavë u përurua pranë Varshavës. Ky objekt është pagëzuar si Deepspot dhe është 45.5 metra i thellë dhe ka për qëllim trajnimin e zhytësve.

Në të janë ndërtuar kopje të ngjashme të shpellave nënujore, madje është riprodhuar edhe një anije e mbytur.

Janë dashur rreth 8 mijë metra kub ujë për të mbushur pishinën, e cila ka një gjatësi prej 25 metrash.

Ndryshe nga pishinat e zakonshme të rezervuara vetëm për të notuar, kompleksi Deepspot, pavarësisht nga pandemia Covid-19, mund të mirëpresë klientë, pasi konsiderohet si një qendër trajnimi zhytjeje që ofron kurse private.

Ky objekt në të ardhmen do të përfshijë edhe një sistem hotelerie, ku nga dhomat e të cilit, do të jetë e mundur të shikohen zhytësit në një thellësi prej pesë metrash.

Kjo pishinë është me e thella në botë”, tha drejtori i Deepspot, Michal Braszynski.

Rekordi i mëparshëm, fitues edhe i çmimit Guinness, u shënua nga pishina Montegrotto Terme në Itali, me një thellësi prej 42 metra.

Megjithatë, rekordi polak do të jetë i shkurtër, pasi Abyss Blue, një pishinë me një thellësi 50 metra është planifikuar të hyjë në punë vitin e ardhshëm në Britaninë e Madhe.

Këtu s’ka peshq të bukur ose shkëmbinj nënujorë koralesh dhe aq më tepër ta konsiderojmë si diçka që mund të zëvendësojë detin, por është një vend i mirë për t’u stërvitur dhe për të mësuar të zhytësh në mënyrë të sigurt”, tha Przemyslaë Kacprzak, një instruktor 39-vjeçar i zhytjes, i cili ishte një nga dhjetra klientët e pranishëm në hapjen e pishinës Deepspot.

Drejtori i saj bëri me dije se pishina do të përdoret edhe për trajnimin e zjarrëfikësve dhe ushtrisë.

Lexo edhe :  Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Pishina ofron skenarë të shumtë, ku mund të lejojë përdorimin e pajisjeve të ndryshme”, deklaroi ai.

Për ndërtimin e Deepspot u nevojiten rreth 5.000 metra kub beton, dy vjet punë dhe 8.9 milionë euro./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark...

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin...

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan...

Lajme të tjera

Web TV