Rriten thirrjet online për ekstremizëm pas sulmit në Vjenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një i ri në Vjenë të Austrisë, me origjinë shqiptare, kreu një sulm terrorist duke vrarë katër persona, shumë shqiptarë e dënuan sulmin.

Por, shumë të tjerë e mbështeten të riun i cili ishte me origjinë nga një fshat i Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Radio Evropa e Lirë ka parë se paku katër faqe në rrjetet sociale të cilat kanë qindra ndjekës. Këto faqe përkrahin grupe ekstremiste si dhe veprat e tyre të dhunshme.

Nuk dihet se kush i administron këto faqe dhe nga cili vend kontrollohen, mirëpo shumë nga komentuesit janë shqiptarë.

Në komente dhe postime të ndryshme, përdoruesit e kanë përkrahur dhunën e Kujtim Fejzullait, që pos të vrarëve, plagosi edhe 22 të tjerë.

Balaj: Pandemia mund ta ketë rritur radikalizmin

Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se zakonisht pas çdo sulmi terrorist në botë vërehet një rritje e propagandës dhe një përkrahje e individëve të ndryshëm për këta persona.

“Ngjashëm është vërejtur edhe në sulmin e fundit, kur një qytetar i Maqedonisë së Veriut, e ka bërë sulmin në Vjenë. Është vërejtur që edhe në mesin e shqipfolësve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ka pasur një rritje të shtuar të propagandës online dhe përkrahjes për këto sulme”, thotë Balaj.

Balaj thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi brenda në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka bërë që të rritet aktiviteti i këtyre grupeve në rrjetet sociale.

“Është një grup i caktuar 300 deri në 500 personave, faqe të ndryshme, një grup që vazhdimisht e bëjnë propagandën dhe e rrisin përkrahjen e tyre për grupe dhe individë të ndryshëm të radikalizuar. Pandemia ka mundur të rrisë ndërveprimet e këtyre grupeve”, thotë Balaj.

Pas vrasjes së Kujtim Fejzullait, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, policia austriake arrestoi edhe disa persona të tjerë lidhur me këtë sulm, në mesin e tyre edhe katër shqiptarë.

Lexo edhe :  “Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk ka dha ndonjë provë.

MPB nuk tregon se a ka rritje të thirrjeve për terrorizëm në Kosovë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk kanë treguar nëse ka pasur thirrje për terrorizëm në Kosovë pas sulmit në Vjenë, qoftë online apo në forma tjera.

Përmes një përgjigje me shkrim, Lulzim Fushtica, këshilltar i ministrit të Brendshëm Agim Veliu, thotë se Policia e Kosovës është duke punuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Policia e Kosovës, sipas misionit dhe detyrave të saj, në mënyrë të vazhdueshme është e angazhuar në përmbushjen e aktiviteteve dhe objektivave të parapara ndaj sigurisë së vendit dhe të qytetarëve, përfshirë parandalimin e të gjitha formave të veprave ndaj terrorizmit”, thotë Fushtica.

Prej fillimit të luftës në vitin 2012, nga Kosova në Siri kanë shkuar rreth 400 kosovarë duke u rreshtuar krah grupit militant, Shteti Islamik.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri apo Irak, dyshohet se janë gjithsej 102 qytetarë të Kosovës, të cilët në periudha kohore të ndryshme nga viti 2012 e deri tani, kanë udhëtuar nga Kosova apo ndonjë shtet tjetër.

Prej këtyre 102 personave, 46 janë fëmijë, të cilët kanë udhëtuar ose kanë lindur në zonën e konfliktit dhe së paku njëri prind ka shtetësi nga Kosova.

Sipas Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit dyshohet se janë vrarë ose kanë vdekur (vdekje natyrore) rreth 97 persona.

Në prill të vitit 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj./rel/

l.m/Fjala.la

Të fundit

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48...

Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Studiuesit kanë përpiluar një listë “përbërësish” që mund të ndihmojnë kompanitë e eksplorimit të burimeve të gjejnë rezerva të mëdha nëntokësore të hidrogjenit natyror...

Lajme të tjera

Web TV